Agjencia Zhurnal.mk.

Curri e Lushtaku e pësojnë nga Komisioni i Garave

Komisioni i Garave ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të Drenicës, Tahir Lushtakut dhe ndihmëstrajnerit të Prishtinës, Debatik Currit.

Sipas njoftimit të lëshuar, në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndërmjet dy ekipeve, Curri e Lushtaku kanë shkëmbyer fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit.

“Inicim disiplinor ndaj: ndihmëstrajnerit të FC ”Prishtina”, Debatik Curri, me nr ID 000624M83. Motivi: Në minutën e 108-të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga FFK-ja.

“Inicim disiplinor ndaj: kryetrajnerit të FC ”Drenica”, Tahir Lushtaku me nr ID.010175M70. Motivi: Në minutën e 108-të pas një faulli të shkaktuar nga ekipi vendas pati reagime nga dy pankinat ku më të zëshmit ishin kryetrajneri mysafir T.Lushtaku si dhe ndihmëstrajneri vendas D.Curri, ku shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, e të cilët u ndëshkuan me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Drenica”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.

Prishtina në fund iu gëzua fitores dhe kualifikimit tutje pasi pas 120 minutave eliminoi Drenicën me rezultat të ngushtë 2:1.

Related posts

Escobar: “Ballkani i Hapur” iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik, jo politik

Z.H

Edhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim do të kërkojë fëmijën e humbur nga Manastiri

D V

Drita me tri mungesa të mëdha ndaj Ballkanit, Nuhiu: Do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të madhe

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More