Agjencia Zhurnal.mk.

Cramon për kishën ortodokse serbe në Deçan: Qeveria duhet t’i përmbahet aktgjykimit të Kushtetueses

Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuesja për Kosovën, në Parlamentin Evropian, i ka i bërë thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter, duke bashkangjitur një foto, ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.

Tutje tha se toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multi-etnike.

“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike. Trashëgimia serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e GJK-së, i vonuar prej kohësh, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë të të gjithëve”, ka shkruar Cramon.

Edhe pse vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë përfundimtare dhe të detyrueshme për të gjitha palët, udhëheqja lokale në Deçan po refuzon që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit, 24 hektarë tokë i përkasin Manastirit të Deçanit.

Autoritetet e atjeshme lokale thonë se ajo pronë i takon ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe Iliria” dhe se asnjëherë nuk i ka takuar manastirit.

Ata konsiderojnë që Gjykata Kushtetuese e ka legalizuar vendimin e Slobodan Milosheviqit, të vitit 1997, kur vendosi që atë pronë t’ia dhurojë manastirit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj më herët ka thënë se autoritetet lokale nuk e kanë ndryshuar qëndrimin dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk do të zbatohet.

“Në fakt, ai vendim e ka penguar zhvillimin tonë ekonomik. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Janë mjaft konteste të cilat njëherë duhet të mbyllen”, ka thënë Ramosaj.

Në fund të prillit, në opinion doli një “non-paper”, ku thuhej se Kisha Ortodokse Serbe do të merrte një status të veçantë, si pjesë e një marrëveshjeje për zgjidhjen e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.

Franca dhe Gjermania, që u dyshuan se qëndrojnë prapa këtij dokumenti, thanë se ky “non-paper” nuk ishte origjinal dhe se nuk pasqyronte asnjë nga qëndrimet e shteteve të tyre.

“Non-paper”, është një term që përdoret në BE lidhur me pikat e diskutimeve që ndahen në mënyrë konfidenciale ndërmjet qeverive dhe institucioneve.

Related posts

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

D V

Ngrohtë dhe me diell 

D V

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy