Agjencia Zhurnal.mk.

Covid-19, Regjistrohen 547 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 547 raste të reja dhe 7 humbje jete.

 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Janë 7,692 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.

Related posts

Fushatë ndërgjegjsimi për vaksinimin, Manastirliu publikon videomesazhin e Lorik Canës: E kam bërë vaksinën për të mbrojtur fëmijët edhe prindërit e mi, është mjeti i duhur

D V

Berisha tregon pse Basha e mbylli gojën dje në Parlament

D V

Vaksinimi me dozën e tretë, Manastirliu jep informacionin e rëndësishëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More