Agjencia Zhurnal.mk.

Contes i ofrohet një shumë e majme për transferime nga Tottenhami

Antonio Conte pritet që brenda kësaj jave të prezantohet si trajner i Tottenham Hotspurit.

 

Sipas asaj që raporton The Sun, marrëveshja mes të dyja palëve është arritur dhe do të finalizohet së shpejti.

Që nga vera e vitit të kaluar, Tottenhami tentoi të transferonte italianin, mirëpo përgjigja e tij ishte negative.

Derisa në këto ditë shpresonte të merrte drejtimin e Manchester Unitedit, këta të fundit kanë vendosur t’i ofrojnë edhe një mundësi Ole Gunnar Solskjarrit.

Kështu, marrëveshja me Tottenhamin ka mbetur opsioni i vetëm për Conten në letër dhe raportohet edhe nga Fabrizio Romano se është pranuar oferta.

Me kalimin te Spurs, Contes i është premtuar nga klubi se do të ketë një buxhet rreth 180 milionë euro për transferime.

Kjo shumë mund të rritet edhe më shumë nga shitjet e lojtarëve që nuk janë në planet e tij.

Related posts

Dilema e parë e Xavit te Barcelona: Si do ta vendos mesfushën?

D V

Challandes nuk do të bëj shumë ndryshime, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

D V

Xherdan Shaqiri pritet të debutojë sot me Lyonin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More