Agjencia Zhurnal.mk.

“Cold Heart” e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britani të Madhe

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa po shënon suksese të njëpasnjëshme.

 

Edhe së fundi 26-vjeçarja i është gëzuar suksesit të këngës së saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Kënga e dyshes së njohur është renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson.

Foto: Dua Lipa/Instagram

E lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, në të cilin u shpreh është një udhëtim magjik ky që po përjeton.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës pak ditë më parë hyri në mesin e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21 bashkë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora. 

Related posts

Beniada tha se del nudo për 100 mijë euro, por ja çfarë thotë për këtë gjë Mevlani

D V

Jonida dhe Besniku 2 vjet të martuar! Aktorja zgjodhi fjalët më speciale

D V

Rina Balaj publikon albumin e parë “Balerina”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More