Agjencia Zhurnal.mk.

Çmimet në treg, qytetarët: Të larta në krahasim me të ardhurat

Shkup, 21 Shtator – Vazhdon rritja konstante e çmimeve të produkteve ushqimore. Nëpër markete çmimi për një kilogram djath është mbi 350 denarë, një kilogram mish i bluar varion prej 250 deri në 340 denarë, ndërsa një litër qumësht kushton prej 75 denarë deri në 95 denarë.

 

Këto çmime për qytetarët janë të pa përballueshme. Ata ankohen se çmimet po rriten në disproporcion me të ardhurat e tyre.

“Për çmimet, unë jam jasht, por çfarë po shoh këtu është katastrofë. Për besë shumë të larta, me rroga prej 200 euro kjo është shumë keq. Unë jam në Gjermani për disa vite dhe këto çmime nuk janë”.

“Shumë shtrenjt. Nuk ke llogari, shumë për së tepërmi është çmimi i lartë”.

“Te produktet e qumështit, djathi, kaçkavalli, kosi, rritja është e dukshme”.

“Çmimet janë të larta. Diku deri në 100% janë rritur e ndoshta edhe më shumë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Por, ka edhe të tillë që arsyetojnë rritjen e çmimeve.

“Çmimet janë të lira. Pse? Sepse të gjithë fshatarët erdhën në qytet, askush nuk po donë me prodhu, a të gjithë duan të hanë. Urdhëroni ne të shkojnë në fshat dhe të punojnë, tani të sohim se si janë çmimet. Nuk shkon kështu” – tha një tjetër qytetarë.

Qeveria vazhdon masat për stabilizim të çmimeve

Ndërkohë për të stabilizuar gjendjen me çmimet, Qeveria ka marrë vendim për të vazhduar kohëzgjatjen e masës për përkufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë edhe për tre muaj.

“Ky vendim miratohet për shkak të nevojës për të kufizuar rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë si dhe për shkak se situata e tregut tregon se çmimet nuk janë stabilizuar. Vlera e marzhës tregtare e shoqërive tregtare dhe individëve tregtarë pjesmarrës në zingjirin tregtarë të bukës së bardhë, sheqerit, vajit të lulediellit përcaktohet deri në masën 5% në tregtinë me shumicë dhe pakicë” – tha Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Për produktet e miellit, grurit, makarona, spageta si dhe vezëve është përcaktuar që marzhi maksimal të jetë 10%. Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor.

Related posts

Priten temperatura mbi 40 gradë celsius në Maqedoni

D V

VMRO-DPMNE për Rexhepin: Sot mund ta shihnit si duket një person i shantazhuar

Z.H

Boris Nastov është emëruar u.d. drejtor i NP “Rrugë dhe rrugica” Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More