Agjencia Zhurnal.mk.

CMG, kanal televiziv me qartësi ultra të lartë

Ceremonia e transmetimit eksperimental të kanalit televiziv me teknologjinë 8K me qartësi Ultra të Lartë të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) u mbajt të hënën në Pekin. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm gjithashtu kreu i medias më të madhe në Kinë z. Shen Haixiong dhe përgjegjësit e operatorëve kryesorë të telekomunikacionit të vendit. Ky është edhe transmetimi i parë në botë i programeve televizive me 8K Ultra HD në mjedisin e 5G-së.

 

Mësohet se prej 1 shkurtit, sinjali i programeve me teknologjinë 8K Ultra HD do të transmetohet nëpërmjet rrjetit të telekomunikacionit në mbi 30 ekrane gjigante në 9 metropole të Kinës dhe kontingjentin e parë të televizorëve me teknologjinë 8K.

Në këtë kanal të ri do të transmetohet drejtpëdrejt Mbrëmja Artistike e ndërrimit të motmoteve me rastin e Festës së Pranverës apo Vitit të Ri kinez nga CMG-ja që i bie më 11 shkurt. Ndërsa, sipas planifikimit, kanali do të fillojë transmetim zyrtar para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore vitin e ardhshëm.

Related posts

Vdes çobani në Greqi

Xh M

OBSH: Europa duhet të veprojë tani ose të rrezikojë masa më të ashpra për COVID-19 më vonë

Xh M

Ministri i Jashtëm i Katarit: Po punojmë me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More