Agjencia Zhurnal.mk.

CMG-ja: Çfarë po pret bota nga “Dy Sesionet” e Kinës?

“Dy Sesionet” që zhvillohen një herë në vit janë një dritare e rëndësishme për të njohur Kinën, pasi kjo është një platformë, ku lëshohen sinjalet e politikave kineze. Agjencia e lajmeve “Prensa Latine” vuri në dukje se për shkak se sivjet është 100-vjetori i krijimit të PKK-së dhe viti nismëtar për Planin e 14-të Pesëvjeçar, “Dy Sesionet” e këtij viti kanë rëndësi të madhe. Për botën e sotme të globalizuar, “Dy Sesionet” kanë rëndësi jo vetëm për Kinën, por edhe për tërë botën.

 

“Rritja mbi parashikimet”…Ky është vlerësimi i mediave të huaja për ekonominë kineze 2020. Në një gjendje të ndërlikuar ekonomike, bota po pret që “motori kinez” mund të vazhdojë të lëshojë energji të fuqishme. Posaçërisht në hapje, novacion dhe zhvillim të gjelbër, sinjalet e lëshuara nga “Dy Sesionet” mund të krijojnë më shumë shanse të përbashkëta për zhvillimin e botës.

Një punë e rëndësishme për “Dy Sesionet” është shqyrtimi e diskutimi mbi Planin e 14-të 5-vjeçar dhe objektivat e perspektivës 2035. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, këtë vit, në raportin e punës të qeverisë kineze, do të jepen përgjigjet për objektivat e sivjetshme në zhvillim ekonomik e shoqëror, si edhe për mënyrat e zbatimit të politikave përkatëse. Agjencia e lajmeve “Reuters” vuri në dukje që raporti i punës qeveritare do të tërheqë më shumë vëmendje dhe parashikohet që në projektligjin e Planit të 14-të 5-vjeçar, do të shtjellohen punët kryesore për ekonominë e 2-të botërore deri në vitin 2025.

Megjithëse përmbajtjet e hollësishme do të publikohen më vonë, mund të parashikojmë që në 2021, makropolitikat e Kinës do të jenë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme dhe do të zbatohen në mënyrë më efektive.

Hapja është fjala e “nxehtë” për “Dy Sesionet”. Kina po formon shpejt gjendjen e re të zhvillimit me qarkullimin e brendshëm si trup kyesor dhe me nxitjen e ndërsjelltë mes qarkullimeve të brendshme dhe të jashtme.

Kreu i kompanisë Scania në Kinë, Mats Harborn u shpreh që qeveria kineze po vazhdon të nxitë një sërë masash në reformë dhe hapje, me synim rritjen e elasticitetit dhe produktivitetit. Kështu, në “Dy Sesionet” e sivjetshme do të lëshohen sinjalet për hapjen me nivel më të lartë dhe kjo vlen të studiohen nga ndërmarrjet e huaja, të cilat mund të gjejnë më shumë hapësira.

Novacioni është tjetër fjalë kyçe për ekonominë kineze dhe shumë media të huaja po kushtojnë vëmendje të madhe për politikat e Kinës në këtë drejtim. Media britanike Lexology njoftoi që “Kina po shndërrohet nga mënyrat tradicionale në inovacion dhe teknologji. Ekonomia me sektorë të rinj, gjendjen e re industriale dhe modelin e ri të biznesiy po shënon rritje të dukshme dhe po ndikon në ekonominë globale”.

Zhvillimi i gjelbër i Kinës ka tërhequr vëmendje të madhe nga mediat e huaja dhe institutet studimore. Sipas vlerësimeve përkatëse, niveli i ekonomisë së gjelbër në Kinë do të arrijë në 12 trilionë juanë në vitin 2025, afro 8% të PBB-së. Deri në 2035-n, ky nivel mund të jetë mbi 10%. Një Kinë me zhvillim të gjelbër do të ofrojë gjallëri të re për zhvillimin ekonomik botëror dhe do të nxitë zhvillimin e vazhdueshëm të botës.

Related posts

Ursula Von der Leyen: BE do të ofrojë mbi 200 milionë euro ndihmë për Afganistanin

N E

Gjermania po përballet me një “pandemi masive” të të pavaksinuarve

D V

Biden kritikon ashpër Kinën dhe Rusinë që nuk morën pjesë në samitin për klimën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More