Agjencia Zhurnal.mk.

CMG-ja: Çfarë lloj globalizimi i nevojitet botës?

Në të kaluarën, përhapja globale e epidemisë është përdorur si justifikim i disa njerëzve kundër globalizimit ekonomik, por në fakt kontrolli i epidemisë ende kërkon globalizimin.
Po çfarë lloj globalizimi i nevojitet botës që ka shkaktuar diskutime të reja.

 

“Do të kapërcejmë hendekun e zhvillimit midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim dhe do të nxisim së bashku zhvillimin dhe lulëzimin e të gjitha vendeve” tha presidenti Xi Jinping, duke dhënë përgjigjen e Kinës.
“Raporti Global i Rrezikut 2021” i lëshuar nga Forumi Ekonomik Botëror tregon se pandemia jo vetëm ka marrë miliona jetë, por gjithashtu ka përkeqësuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve. Gazeta “New York Times” shkruan se ardhja e vaksinave solli dritë në fund të tunelit për njerëzimin se pandemia do të përfundojë dhe ekonomia botërore do të shpëtojë. Sidoqoftë, një pjesë e vendeve në zhvillim rrezikohen të “mbeten pas”.

Padyshim, bota kërkon një globalizim më të hapur dhe gjithëpërfshirës. Si një vend i madh që mbështet vendosmërisht globalizimin ekonomik, Kina ka punuar shumë në këtë drejtim.

Përballë pandemisë, deri tani Kina ka ofruar ndihmë anti-epidemike për më shumë se 150 vende dhe 13 organizata ndërkombëtare dhe ka dërguar 36 ekipe ekspertësh mjekësorë në vendet në nevojë. Kina po ashtu ka përkrahut dhe ka marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar të studimit të vaksinave. Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti Xi Jinping ritheksoi se “do të forcohet bashkëpunimi për kërkim-zhvillimin e vaksinave, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës me qëllim që vaksina të bëhet një produkt publike që njerëzit në të gjitha vendet të jenë në gjendje ta përdorin dhe të mund ta paguajnë.”

Përballë një zhvillimi të pabarabartë, Kina ka zbatuar gjithmonë me vendosmëri politikën e hapjes ndaj botës dhe ka ruajtur qendrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit industrial global. Nisma “Një brez, një rrugë” e propozuar nga Kina po nxit zhvillimin e përbashkët të të gjitha vendeve.

Në komentin e CMG-së, krijimi i një globalizimi më të hapur s’mund të mbështetet me një pjesë të vendeve, por kërkon që e gjithë bota të bjerë në ujdi dhe të mos përfshihet në standarde, rregulla dhe sisteme diskriminuese apo ekskluzive si dhe të heqë dorë nga barrierat tregtare, të investimeve dhe të teknologjisë. Duhet të ofrohet mbështetja e nevojshme ndaj vendeve në zhvillim dhe të garantohen të drejtat legjitime të zhvillimit të vendeve në zhvillim dhe të nxiten të drejta të barabarta, mundësi të barabarta dhe rregulla të barabarta. Kështu, me një globalizim të tillë më shumë njerëz do të përfitojnë dhe do të ndajnë frytet e zhvillimit.

Related posts

Deklarata e fortë e Kim Jong-un dhe detaji që ra në sy në trupin e tij. BBC: Janë nxitur spekulimet se…

Redaksia

Rusia kërcënon me ndalimin e gazit të saj në Evropë

D V

Ministri i Jashtëm i Ukrainës nuk mohon pretendimet se vendi i tij është përfshirë në sulmin ajror në territorin e Rusisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More