Agjencia Zhurnal.mk.

“Çmendet” 49-vjeçari në Tiranë/ I hedh benzinë gruas dhe vetes, më pas aksidentohet! I gjendet thikë me vete

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Tiranë ku një burrë ka lagur me benzinë gruan e tij. Siç njofton policia, 49-vjeçari neë gjendje të dehur ka lagur me benzinë gruan dhe veten e tij. Më pas është larguar me një mjet, ku është aksidentuar. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet edhe një thikë që e mbante me vete.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë).

Related posts

“Tajani në krye të FI, forcon Italinë dhe BE!”, Tritan Shehu: Garanci e fortë për stabilitetin dhe rrugën e evropianë të rajonit dhe Shqipërisë

Xh M

Qëlluan drejt policisë në pikën kufitare me Kosovën/ SPAK kërkon ‘arrest me burg’ për shtatë shtetasit e huajt

Xh M

Cikloni Mesdhetar afrohet drejt Shqipërisë, çfarë pritet të ndodhë?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy