Agjencia Zhurnal.mk.

Clark: Ahmeti ka patur rol legjendar në ndërtimin e këtij shteti

Shkup, 8 korrik – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ish komandantin e lartë të NATO-s, gjeneralin Wesley Clark.

 

Miqtë dhe aleatët tanë të SHBA-së gjithmonë kanë qenë forca e cila na ka mbështetur në kohët më të vështira e gjithashtu edhe në momentet më të mira të popullit tonë, është shprehur Ahmeti gjatë takimit me gjeneralin, Clark.

Më tej, Clark i ka thënë Ahmetit se ka pasur rol legjendar në ndërtimin e këtij shtetit dhe se Ahmeti është një legjendë e gjallë.

“Keni patur rol legjendar në ndërtimin e këtij shteti, ju z. Ahmeti jeni një legjendë e vërtetë. Keni ndërtuar një parti e cila po shndërohet në kurriz të stabilitetit të vendit. Transformim fascinant për këtë vend që mund të përfundonte në jostabilitet, u bë një shtet i fuqishëm i stabilitetit”, është shprehur kështu Clark.

Kryetari Ahmeti dhe gjenerali Clark biseduan edhe për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dhënë në këtë drejtim, rolin konstruktiv të vendit, ndërtimin e shoqërisë së barabartë si dhe sfidat që vendi i ka në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Clark kishte një rol të veçantë në misionin e tij për vendosjen e paqes në Ballkan. E me këtë rast Ahmeti e ka falenderuar Gjeneralin dhe NATO-n duke theksuar se të gjithë të arriturat janë të përbashkëta dhe se si vend e si popull jemi përjetësisht mirënjohës ndaj tyre.

Gjenerali Clark shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë sfera përfshirë këtu edhe zhvillimin ekonomik, për një të ardhme më të mirë të vendit.

Në fund të takimit është vlerësuar se NATO-së, nuk do t’i harrohet asnjëherë kontributi që e ka dhënë në shpëtimin e vendit nga tragjedia.

Related posts

Zaev: Prej kandidatëve varet nëse do të mbështesim ndonjë parti politike në zgjedhje

Z H

Prej sot në kafene vetëm me 2 doza të vaksinave, paralajmërohen dhe masa të reja

Z H

Takime të Pendarovskit me Bajdenin, Merkelin dhe Stoltenbergun në margjinat e konferencës për ndryshimet klimatike në Glazgov

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More