Agjencia Zhurnal.mk.

CIVIL informon për parregullsi gjatë procesit zgjedhor

Shkup, 31 tetor – Monitorimi i Shoqatës CIVIL vërejti numër të madh të parregullsive prej orës 9:00 deri në orën 11:00, në raport me fillimin e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, kumtoi kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla.

“Lidhur me rastin në Kumanovë, SHF “11 Tetori”, VV1026/1, kur anëtari i KZ, V.T. derisa votuesi ka qenë në aparatin FP, e cekura ka nxjerrr telefonin për ta fotografuar votuesin. pas kësaj, i ka thënë: ‘e din se duhet ta rrethosh numrin konkret”, tani vëzhguesi i CIVIL-it, si edhe vëzhgues të tjerë, të cilët e vizituan atë vendvotim janë nën presion. I vizitojmë anëtarët e këshillit zgjedhor se vëzhguesit tanë, janë këtu si miq dhe tentojnë të ndihmojnë në ligjshmërinë e procesit zgjedhor dhe kanë të drejtë dhe obligim ta njoftojnë CIVIL-in për atë që  kanë vërejtur”, theksoi Deralla.

Ai tha se në orën 15:00 do të kumtojnë më shumë informata për rastin konkret, sepse V.T. e ka kërcënuar vëzhguesin e CIVIL-it.

“Në Tearcë të Tetovës, VV 2029/1, në SHF ‘Ismail Qemali’ në f. Nerashtë, është vërejtur një incident i vogël fizik. pasi që një votues, i cili nuk ka mund të identifikohet me ndihmën e aparatit për shenja të gishtit, është shqetësuar dukshëm dhe i është kthyer me agresivitet anëtarit të KZ-së. Pothuajse ka ardhur deri tek konflikti fizik. Në fund ka votuar me vënie të shenjës së gishtit në pjesën e paraparë për atë në fletëvotim”, kumtoi Deralla.

Ai informoi edhe për presione ndaj vëzhguesve të tyre. Në Çeshinovë-Obleshevë, f. Ularci, VV ‘0884, vëzhguesi i CIVIL-it është ndjekur me automobil, nuk ka pasur ku të paraqesë sepse nuk ka pasur polici askund, as në vendvotim.

Në Kumanovë, NP Ujësjellësi – salla e madhe, VV 1016, vëzhguesit të CIVIL-it i janë kërkuar dokumente shtesë për legjitimim dhe është penguar në vëzhgim – nuk i është lejuar qasja në VV, ndërsa si shkak është cekur hapësira e vogël fizike dhe protokollet për kovid.

Moniitorimi i CIVIL-it, siç tha Deralla, ka vërejtur edhe agjitacion, sjellje të organizuar të votave, kërcënime drejt votuesve.

“Në Llozovë, SHF – f. Dorfulia, VV 1708, kryetari i Komunës Sveti Nikole, njëherit vëzhgues partiak, ka dalë jashtë vendvotimit dhe ka agjituar tek votuesit”, informoi Deralla, duke transmetuar informatën edhe se në fshatin e Tetovës, Tearcë afër SHK “Kiril Pejçinoviq” Tetovë, VV 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014, në afërsi të vendvotimit ka pllakate të ngjitura nga një parti politike.

Në Radovisj, SHF – f. Suldurci, VV 1593, një votues i cili nuk ka qenë i regjistruar si votues në atë VV, është mënjanuar nga ana e KZ, ndërsa ai ka vazhduar tërë kohën të lëvizë rreth VV-së.

Në Rankovc, SHF – f. Rankovc, VVF ‘0987, ka pasur shkelje të fshehtësisë së votës, përkatësisht fotografim të fletëvotimit nga ana e votuesit.

Në Aerodrom, SHF “Goce Dellçev”, lisiçe e Epërme, VV ‘0725, emrat e votuesve thuhen me zë dhe në Manastir, SH Taki Daskalo, VV 0046 lexim i votuesve me zë. Në Aerodrom, SHF Ljuben Lape, VV 2755, anëtar i KZ me zë ka lexuar numra amë të votuesve.

“Në Kumanovë, gjimnazi ‘Goce Dellçev’ (hyrja kryesore), VV 1074, kompjuteri me kamerë është kthyer drejt derës hyrëse dhe sheh në KZ, drejt vëzhguesve dhe votuesve të cilët hyjnë në VV. Nuk mund të vërehet nëse kamera është e kyçur apo jo. Në Kumanovë, ambulanca e shkollës, VV 1069, në ambulantë ka kamera të sigurisë të cilat nuk janë mbuluar/mbrojtur dhe nuk është e qartë nëse janë në funksion dhe xhirojnë. Disa kamera nuk kanë qasje edhe prapa paravaneve për votim”, informon Deralla.

Në Kisella Vodë, SHF “Krume Kepeski” VV 2761, lexohen emrat dhe mbiemrat e votuesve me zë nga ana e KZ-së.

Shkelje e të drejtës votuese, CIVIL vërejti në Saraj, SHF “Dituria”, VV 2433, votimi ende nuk ka filluar deri në orën 09:30. Në Qendër, SHF “Kole nedellkovski” VV ‘2867/1, votimi nuk ka filluar.

Në manastir, SHF Taki Daskalo, VV 0046 probleme me aparatin për shenja të gishtit, nuk gjen votues, Në Çeshinovë-Obleshevë, SHF – f. Spançevë, VV 0087, për shkak të problemit me aparatin për shenja të gishtit], votimi në këtë VV ende nuk ka filluar. Në Manastir, SHF Taki Daskalo, VV ‘0058, problem me gjetjen e votuesve në FP. Qendër, Shtëpia e ARM-së, VV 2815, votimi la filluar madje në orën 09:45, për shkak të mospasjes së emrit shfrytëzues dhe fjalëkalimit për qasje drejt aparatit për shenja të gishtit. Manastir, SHF Kirili dhe Metodi, VV 0059, gjashtë persona nuk i ka lexuar aparati FP. Qendër, SHF “Kiro Gligorov”, VV 2805, votimi ka filluar në orën 7:15, për shkak të problemeve me aparatin për shenja të gishtit. Në Tetovë, f. Leshkë, VV 2009, në vendvotim, një person i cili është përfaqësues i këshillit zgjedhor nuk mban maskë, me çka i shkelë protokollet për kovid-19 për zhvillim të votimit”, tha Deralla.

Në Aerodrom, SHF “Goce Dellçev”, Lisiçe e Epërme, VV ‘0728, votuesit të parë i mundësohet votimi pa maskë. Me atë rast nuk i është bërë mjaft vërejtje nga këshilli zgjedhor. Nga CIVIL regjistruan edhe se në Manastir, SH taki Daskalo, VV ‘0058, pranohen votues pa maska mbrojtëse, si dhe se në VV 0046 dhe në VV 0054, VV 0048, anëtarë të KZ nuk mbajnë maska. Anëtarë të VV-së fare nuk kanë mbajtur maska edhe në VV 1298/1 në SHF në fshatin e Ohrit Velgoshti.

Monitorimi i CIVIL-it ka vërejtur edhe ndihmë gjatë votimit, votim për tjetër person, votim familjar.

“Në Rankovc, SHF – s.Rankovc, VV ‘0987 keqpërdorim të votimit me shoqërim. ka edhe shkelje të sëd rejtës së votës të personave me nevoja të posaçme. Në manastir, SHF Taki Daskalo, VV 0048 nuk ka paravan pë persona me invaliditet. Në Vasilevë, SHF Goce Dellçev – f. Vasilevë, VV ‘1800/1 nuk është vendosur paravani i tretë votues pë njerëz me pengesa fizike. Në Aerodrom, SHF ‘Bllazeh Koneski’, VV 2684, nuk është vendosur paravani i tretë për votues me pengesa fizike”, informoi Deralla.

Related posts

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Xh M

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Xh M

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy