Agjencia Zhurnal.mk.

CIVIL do të prezentojë analizë të Zgjedhjeve lokale 2021

Shkup, 23 dhjetor – Raporti final, analiza dhe rekomandime që dalin nga monitorimi i zgjedhjeve nga CIVIL do të prezentohen sot në ngjarjen “Zgjedhjet lokale 2021: Leksione të mësuara”. Në monitorimin e Zgjedhjeve lokale CIVIL mori pjesë me më shumë se 330 njerëz, përfshirë edhe ekipet e ekspertëve dhe ato koordinuese të organizatës.

 

“CIVIL zbatoi monitorim afatgjatë gjithëpërfshirës të procesit të zbatimit të Zgjedhjeve lokale 2021, për të cilin e informoi opinionin përmes platformës mediatike CIVIL MEDIA, në ngjarje publike dhe me videokronika të shumta drejtpërdrejtë. Qindra raporte nga terreni, denoncime nga qytetaret dhe qytetarët, analiza të ekipit të ekspertëve dhe rekomandime të ekipeve të CIVIL-it janë sublimuar në raportin përfundimtar të organizatës që do të prezentohet në ngjarjen publike”, informoi CIVIL.

Nga publikimi “Zgjedhje lokale 2021: Leksione të mësuara” nëd ispozicion do të jenë 300 ekzemplarë të publikimit në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

CIVIL kumtoi se shtesë do t’i publikojë edhe tre publikime lidhur me proceset zgjedhore, rekomandimet për reforma në sistemin zgjedhor, financimin politik, fushatat dhe mediat si edhe aspektet e tjera të rëndësishme të kësaj fushe.

Related posts

Visar Ganiu angazhohet edhe për fëmijët, organizon “Karvani i fëmijëve të Çairit”

R Zh

Shoferët e NQP Shkup anulojnë protestën, fituan rritje page për 2800 denarë

Z.H

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve për vizitë në Dibër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More