Agjencia Zhurnal.mk.

Çitaku: Qytetarët e Prizrenit kanë folur, për keqardhje që VV nuk po e pranon rezultatin

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do të ankohet për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Prizren.

 

Çitaku përmes një postimi në Facebook reagimin e VV-së pas zyrtarzimit të Shaqir Totajt si kryetar i Prizrenit e ka quajtur për keqardhje.

“Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar.

Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Çitaku.Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do ta ushtroj të drejtën për ankesë në rezultat.

Related posts

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID

D V

Mbrojtja e Thaçit kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Gatti

D V

Krasniqi uron Kurban Bajramin: Begati e mirëqenie për besimtarët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More