Shkup, 1 korrik – Të gjitha mosmarrëveshjet, çështjet e hapura duhet të zgjidhen me vizion për të ardhmen, me zgjidhje të përbashkëta dhe të pranueshme dhe në mënyrë të qetë, që do të thotë të bazuara mbi të drejtën ndërkombëtare. Këto i theksoi ish-kryetari i Qeverisë së Greqisë, Aleksis Cipras, para pjesëmarrësve në Forumin e Prespës për dialog “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë” që mbahet në Ohër.
Cipras theksoi se disa aspekte kanë qenë me rëndësi vendimtare për suksesin në arritjen e Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si hap të madh përpara dhe jo vetëm se do të thotë zgjidhje e një problemi midis dy vendeve, por edhe si vendim që ka dhënë mesazh të fuqishëm deri tek të gjithë në Ballkan se mosmarrëveshjet duhet të tejkalohen duke mbajtur llogari për progresin dhe të ardhmen.
Si parakusht të parë për tejkalimin e suksesshëm të mosmarrëveshjes e theksoi atë që për realizimin e saj kanë luftuar forca politike progresive, ato forca që kanë besuar se dallimet tejkalohen me zgjidhje të pranueshme dhe të përbashkëta.
“Për ne zgjidhje nuk janë konfliktet, kontestet e as lufta e ftohtë. Nëse një konflikt për shumë gjatë e lini të ngrirë, akullin mund ta shkrijnë vetëm konfliktet. Ai problem i ngrirë krijon konflikte, këtë e shohim në shumë vende në botë dhe e shohim vazhdimisht. Ky është dallimi midis politikanëve progresivë dhe atyre që ndërtojnë mure. Politikanët konservativë i lënë muret aty ku janë dhe i ngjyrosin me ngjyra të ndryshme, ndërsa e hapin vetëm ndonjë derë, kryesisht për bashkëpunimin ekonomik. Asnjëherë nuk tentojnë ta shtyjnë murin dhe së bashku me fqinjin, duke druajtur se ai do të rrëzohet dhe do t’ua shkatërrojë karrierën politike. Ne e dimë se sa është e vështirë që të shemben muret, por dimë edhe se si ndërtohen ura. Këtë e bëmë me Zoranin, Nikollën dhe Nikosin”, tha Cipras,
Si parakusht i dytë që ka kontribuuar për arritjen e marrëveshjes për kontestin rreth emrit, ai e potencoi vetëdijen e dy liderëve të dy shteteve se zgjidhjen duhet ta sjellin ata dhe jo të presin atë ta bëjë dikush tjetër.
“Asnjëherë nuk menduam se problemin mund ta zgjidhë dikush tjetër. Nëse do të kishin mundur do ta bënin atë gjatë periudhës 30 vjeçare. E kishim mbështetjen e KB-së dhe Methju Nimicit, bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së, por asnjëherë nuk kemi kërkuar në një vend tjetër vullnet politik për zgjidhje”, tha Cipras.
Ish-kryeministri grek e rikujtoi periudhën para 2017-ës kur BE vendosi ta ngrijë zgjerimin drejt Ballkanit dhe nuk e ndryshoi këtë qëndrim madje edhe kur rajoni u përball me krizën e refugjatëve.
“Ne ishim ata që e bindëm BE-në t’i kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor dhe t’i zhbllokojë këto procese. Ne si politikanë progresivë e ndërmorëm këtë detyrë për gjetur zgjidhje të mirë. Thamë nuk pranojmë kthim në shtete të Ballkanit të luftërave dhe nacionalizmit”, tha ai.
Cipras nga foltorja i dërgoi mesazh inkurajues Bullgarisë që të bëjë një hap përpara.
“E di shumë mirë se sa është e vështirë të gjesh zgjidhje dhe dalje nga çështje të ndjeshme, por është e domosdoshme kjo të bëhet që të hapet procesi. Është e domosdoshme Bullgaria ta japë mesazhin se është pjesë e së ardhmes së Ballkanit, Ballkanit evropian që mundemi dhe duhet ta ndërtojmë bashkërisht, ndërsa jo njëri kundrejt tjetrit”… theksoi ai, më pas duke bërë thirrje për ripërtëritje edhe të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas Ciprasit, arsyeja e tretë për suksesin e Marrëveshjes së Prespës është që edhe ai edhe kryeministri Zoran Zaev si bashkëmoshatarë, liderë të rinj të dy shteteve kanë qenë të interesuar për të ardhmen e dy vendeve, për të ardhmen e gjeneratave të reja të dy shteteve.
Për ngjarjet e fundit dhe bllokimin e fillimit të negociatave për anëtarësim drejt BE-së, Cipras tha se mund ta kuptojë se ekziston dëshpërim tek populli i Maqedonisë së Veriut, por e theksoi rëndësinë e rezistencës në përpjekjet për ndërtimin e besimit të ndërsjellë.
Ish-ndërmjetësi special i KB-së për tejkalimin e kontestit rreth emrit, Methju Nimic, përmes një video linku nga Nju-Jorku theksoi se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje unike midis dy shteteve fqinje që demonstroi se çfarë mund të arrihet me vullnet të mirë.
“Ata të cilët kanë negociuar për këtë marrëveshje e kuptojnë se negociatat marrin mjaft kohë dhe kërkojnë vendosmëri reale dhe shumë punë. Ky proces ishte më i suksesshëm se që mund të shpresonim”, deklaroi ai.
Sipas Nimicit, pas tre vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës mund të thuhet se është shembull pozitiv jo vetëm në Ballkan por edhe në botë, si edhe se zgjidhjet për probleme afatgjata janë të mundshme.
Nimic theksoi se Marrëveshja e Prespës është sukses i madh për politikën e jashtme dhe për diplomacinë dhe se dëshmon se problemet mund të zgjidhen edhe midis vetes dhe jo të pritet ndihmë edhe prej forcave të tjera.
“Ky është koncept që të tjerët në rajon duhet ta ndjekin si shembull. Angazhimet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të përforcohen, pasi suksesi i fqinjit është vlerë me rëndësi të madhe. Kundërshtimet ekonomike zgjidhen në rajon, por kontestet që kanë të bëjnë me çështjet identitare asnjëherë nuk do të zgjidhen pasi janë shumë të ndjeshme. Fillimisht duhet të ndërtohet atmosferë e miqësisë, ndërsa më pas dialog me respekt, që do të çojë drejt asaj që të dyja palët të mos ndjehen se i kanë kaluar linjat e tyre të kuqe”, porositi Nimici.