Shkup, 2 korrik – “Evropa, Bashkimi Evropian, nuk ka dyshim se është dhe vazhdon të jetë një zhvillim pozitiv i kontinentit tonë dhe është një Bashkim që ka arritur të arrijë paqen, respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk ka dyshim se drejtohet një bord i madh dhe prandaj ngadalë kthehet majtas-djathtas”, kështu deklaroi në një intervistë ekskluzive për TV21, ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.
Ai tha se periudhën e fundit janë marrë shumë vendime serioze.
“Vendimet bazohen në një shkallë më të vogël sesa duhej të ishin. Për shembull, ne shohim që Shtetet e Bashkuara marrin vendime më të guximshme, ashtu si politika e jashtme. BE duhet të jetë më e vendosur në politikën e jashtme. BE në politikën e jashtme duhet të jetë më vendimtare. Nuk duhet të kesh ndikim, të jesh fuqi në hartën botërore, e të mos mundesh të zgjedhësh problemet në fqinjësi. Mendoj se nuk ekziston zgjedhje tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor përveç që të këmbëngulin dhe të mos ekzistojë zgjedhje tjetër për BE përveç se të vazhdohet me vendimet që kanë të bëjnë me zgjerimin, procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimorë. Mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër përveç insistimit”, theksoi për TV21, ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.