Agjencia Zhurnal.mk.

Cindy Kimberly shfaqet provokuese me të brendshme të zeza me dantella

Cindy Kimberly shfaqi figurën e saj seksi me një komplet të brendshme të zeza dantelle, teksa pozonte për fotografi në Instagram të martën.

Influencuesja e rrjeteve sociale, 25 vjeçe, dukej e pabesueshme në të brendshmet dypjesëshe teksa pushonte në një shtrat.

Ajo ‘i ngriti temperaturat’ teksa i la të lirshme flokët e saj të gjata e të errëta, ndërsa ishte shtrirë me krahët mbi kokë, shkruan DailyMail.

Cindy, e dashura e futbollistit Dele Ali, ka shfaqur edhe figurën e saj të bujshme në numër teksa ka ndarë një ‘selfie’ në pasqyrë për 7.1 milionë ndjekësit e saj.

Kjo vjen pasi Cindy i tha Dele se ishte krenare për të, pasi ai u hap me guxim për ngjarjet traumatike që i kanë ndodhur në jetën e tij.

Në një intervistë tronditëse me Gary Neville, ish-mesfushori i “Spurs” foli për vështirësitë e tij në karrierë, betejat me varësinë dhe ndjekjen e rehabilitimit në një episod të “The Overlap”.

Ylli i futbollit zbuloi gjithashtu se si u ngacmua në moshën gjashtë vjeçare dhe filloi të shiste drogë në moshën tetë vjeçare, përpara se të birësohej katër vjet më vonë.

Reprezentuesi anglez u përlot teksa foli sinqerisht me legjendën e Manchester United, Gary, pasi shpresonte se të dalësh të flasësh hapur, mund t’i ndihmonte të tjerët të përballonin traumën e tyre. 

Related posts

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

D V

“Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë”, Shkurte Fejza me një koncert masiv

D V

“Kam dëgjuar krisma mbrëmë”, Graciano i thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky