Agjencia Zhurnal.mk.

Cindy a je ti? Kaia Gerber ngjan shumë me nënën e saj të famshme në edicionin e fundit

Kaia Gerber është shfaqur në një gala në Los Angeles të shtunën dhe përveç një edicioni të mrekullueshëm të modës që theksoi figurën e saj mahnitëse, shumëkush vuri re sa shumë i ngjante nënës së saj, Cindy Crawford, në këtë eveniment.

 

E veshur nga koka te këmbët nga Alaia, modelja 21 vjeçare kombinoi një fund të mbështjellë kumbulle me një veshje të sipërme të tejdukshme në një nuancë pak më të errët.

Të dyja pjesët e veshjes janë nga koleksioni pranverë/dimër 2023 i Pieter Mulier, i cili u prezantua për herë të parë në korrik, ndërsa Kaia i stiloi ato pa asnjë bizhuteri. Me një ndarje anësore, grimi i lehtë ishte prekja e fundit në këtë pamje minimaliste.

Derisa fotografitë e veshjes së modeles filluan të qarkullojnë në internet, fansat nuk mund të mos komentonin për ngjashmërinë me nënën e saj.

Ngjashmërisë mes Kaias dhe Cindyt, krahas gjeneve, i kontribuon edhe qasja e tyre e përbashkët ndaj bukurisë sipas parimit sa më pak është shumë.

Kohët e fundit modelja e re ka folur për InStyle se si Crawford ndikon në stilin e saj, duke treguar se këshilla më e mirë që ajo i ka dhënë ishte “të mos i prekte kurrë vetullat dhe të prirej për një dukje më natyrale”.

Related posts

Zgjidhni një nga këto karta dhe zbuloni se çfarë ju pret në 30 ditët e ardhshme

D V

Këto 3 shenja horoskopi kanë gjithmonë një arsye për të shpenzuar paratë

D V

Fati yt/ Horoskopi 31 mars 2022

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More