Agjencia Zhurnal.mk.

Cilat raste gjyqësore do të fillojnë nga fillimi përshkak shkarkimit të gjykatësit Boshevski?

Shkup, 6 korrik – Tre raste gjyqësore të cilat janë në fokusin e opinionit tanimë një kohë të gjatë, përshkak shkarkimit të gjykatësit Goran Boshevski nga ana e Këshillit Gjyqësor, duhet të fillojnë nga fillimi, informon Zhurnal.

 

Këto tre raste edhe ashtu zvarriteshin qëllimisht edhe pa këtë vendim të këshillit.

Rasti “Trajektorja”

Këtë rast e udhëhiqte Boshevski, ndërsa ka të bëjë për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë Ohër.

Rasti udhëhiqet kundër ish ministrit për transport dhe lidhje, Mile Janakieski, ish zv.kryeministrit Vlladimir Peshevskit dhe ish drejtorit të “NP RRugët Shtetërore” Ljupço Georgievski, si dhe kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në ikje.

Sipas akuzës, të akuzuarit në pjesën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarë disa veprime me të cilat në përzgjedhjen e kompanisë për ndërtim të autostradave i kanë keqpërdorur autoritetet e tyre. Me këtë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me së paku 155 milion euro.

Rasti “Talir 1”

Në këtë rast Boshevski ishte gjykatës i dytë

Në këtë rast të akuzuar janë Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Janakieski të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje të parave, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska.

Çingarovska pranoi fajin dhe u mor vesh me Prokurorinë, me çka mori dënim me dy vite burg me kusht të mos e përsëritë veprën.

Për të njejtën vepër si subjekt juridik është përfshirë dhe partia VMRO-DPMNE.

Rasti “Shkallët spanjole”

Edhe në këtë rast Boshevski ishte gjykatës i dytë

Në këtë rast të akuzuar janë Janakieski, Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezhana Krstevska, Risto Papazov, Lidija SMiljanovska dhe Marjan Jovanov.

Ata akuzohen se me shitje ilegale të parcelave para ndërtesës së EVN-së e kanë dëmtuar buxhetin me 2,6 milion euro.//Zhurnal.mk

Related posts

Pendarovski: Është mirë që BE sërish përqendrohet në Ballkanin Perëndimor

D V

Analizë: Lëvizja BESA përcaktuese e fituesit në zgjedhjet lokale në Strugë

N E

Merkel: Nuk mund të kishim parashikuar bllokadë nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More