Shkup, 3 nëntor – Qeveria solli Dekret për shpallje të gjendjes krize në furnizimin me energji elektrike në rast të fatkeqësive natyrore, avarive dhe defekteve të tregjeve. Janë përcaktuar edhe kushtet për këtë.
KUSHTE PËR SHPALLJEN E GJENDJES KRIZE
-Mosfunksionim i plotë ose i pjesshëm i sistemit të transmetimit ose shpërndarjes së energjisë elektrike të shkaktuar nga moti, fatkeqësi natyrore ose avari.
- Ndërprerje e kapacitetit transmetues të ndërlidhjes,
-Prishje e sistemit energjetik të vendeve fqinje,
-Ndërprerje e përhershme e objekteve më të mëdha gjeneruese për shkak të avarive ose mungesës së burimeve të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike /ose pamundësisë për të mbuluar ndërprerjen me rezervën e disponueshme në prodhimin e energjisë elektrike,
-Mungesë e energjisë elektrike në tregun e brendshëm, si dhe në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare të energjisë elektrike të përcaktuara në bazë të të dhënave të marra nga Qendra Dispeçer e OST dhe/ose OPEE,
-Rritje e paparashikuar dhe e ndjeshme e çmimit të energjisë elektrike për një periudhë të caktuar kohore.
Nga Ministria e Ekonomisë sqarojnë se dispozita është sjellë që në vitin 2012, ndërsa dispozita e fundit që është sjellë është vetëm ndryshim dhe harmonizim me ligjin për energjetikë.
“Dispozita paraprake ishte sjellë në vitin 2012 dhe brenda saj nuk ishin harmonizuar dispozitat e reja për tregjet e energjisë elektrike. Vazhdimisht e ndjekim gjendjen në sektorin energjetik, për momentin ka sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për amvisëritë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Nëse ndodh krizë, është përcaktuar se ku do të ketë përkufizime.
MASA GJATË KRIZËS ENERGJETIKE
1 Shkyçje të të gjitha reklamave me drita
2 Ndriçimi rrugor dhe i shesheve dhe objekteve të tjera do të ulet deri në minimum
3 Ndriçimi i vitrinave përkufizohet deri në minimum ose
4 Do të ndalohet shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje shtese të hapësirave afariste dhe zyrtare
“Si arritëm deri këtu? Kam paralajmëruar para disa muajsh se mënyra e menaxhimit të resurseve energjetike në Maqedoni do të sjellë deri në dështim të këtillë dhe gjendja sot kulminon, gjë që e pashë sipas gjendjes me krizën energjetike”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Opozita akuzon se kjo ndodh për shkak të udhëheqjes së keqe me TEC dhe për shkak të vrapimit pas tenderëve dhe krimit.
Në thirrjen e re nga ESM për furnizim të qymyrit, janë paraqitur 9 kompani, ndërsa ofertat i kanë plotësuar 900 mijë tonët e kërkuara të qymyrit.