Agjencia Zhurnal.mk.

Ciara shfaqi me krenari barkun shtatzënë të zbukuruar me copa folie

Këngëtarja amerikane, Ciara, shfaqi me krenari barkun e saj shtatzënë në premierën e filmit “The Color Purple” në Los Angeles.

Ajo e zbukuroi me copa folie në ngjyrë floriri dhe vendosi të vishte një këmishë, mantel dhe pantallona. Dukjen e kompletoi me një model flokësh të zhveshur, grim të theksuar dhe vathë.

Në premierën e filmit të përmendur morën pjesë edhe shumë personazhe tjera të famshme, përfshirë Oprah ëinfrey dhe Taraji P. Henson.

(Foto: Instagram/ciara)

Ciara njoftoi në gusht se po pret një fëmijë me bashkëshortin e saj, Russell Wilson. Çifti ka një vajzë gjashtëvjeçare dhe një djalë trevjeçar. Po ashtu, këngëtarja ka një djalë nëntëvjeçar të quajtur Future Jr. nga lidhja me ish- të fejuarin, Future.

(Foto: Instagram/ciara)

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, 38-vjeçarja ishte shënjestër e komenteve negative për shkak të fustanit të tejdukshëm që kishte veshur në festën e Vanity Fair, e cila u zhvillua pas ceremonisë së Oscars.

Related posts

Si do e justifikon Alba këtë foto para Vedatit?!

Xh M

‘Marvel’ publikohet nga Dako

Xh M

Atletico Madrid hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy