Agjencia Zhurnal.mk.

CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që në verë

Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Balltikut, pretendon revista gjermane Spiegel.

 

Qeveria gjermane u informua nga CIA gjatë verës, tha revista, e cila nuk përmendi burimet e saj.

Berlini, supozon se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 janë për shkak të një “sulmi të synuar”.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentojë mbi informacionin, shtoi Spiegel.

Mediat gjermane, siç theksohet nga Deutsche Welle, këmbëngulin se Berlini i konsideron sulmet të synuara.

Gazeta Tagesspiegel citon qarqe të shërbimit të sigurisë dhe burime të tjera. Spiegel citon, nga ana e saj, një person me njohuri për faktet.

Në bazë të vlerësimeve të para të situatës, “mundësia e një sulmi të mundshëm në fund të detit nuk është diçka e zakonshme.

Bëhet vetëm me forca speciale, me zhytës, apo edhe me nëndetëse”, thonë burime të mirëinformuara.

Kujtohet se funksionimi i Nord Stream 1 u ndal plotësisht në fillim të shtatorit, për shkak të një defekti teknik në një pompë, të paktën sipas asaj që raportoi pala ruse.

Nord Stream 2, ndonëse plotësisht gati, nuk ishte kurrë funksional. Gjithsesi, të dy kanalet janë plot me gaz.

Related posts

Asambleja e Përgjithshme e KB-së miratoi rezolutë për mbrojtjen e civilëve në Ukrainë

D V

Truss: Koha e bashkëpunimit me Rusinë ka përfunduar, tani duhet të forcohet NATO

D V

Arrihet marrëveshja për luftimin e ndryshimeve klimatike në samitin COP26 – plani parasheh reduktimin e përdorimit të qymyrit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More