Agjencia Zhurnal.mk.

Chiesa dhe Dybala startojnë ndaj Sassuolos, Allegri pranon se gaboi ndaj Interit

Massimiliano Allegri ka njoftuar se Federico Chiesa dhe Paulo Dybala do të luajnë nga minuta e parë ndaj Sassuolo dhe ka pranuar se kishte gabuar ndaj Interit.

 

Juventusi është nikoqir i Neroverdi në Allianz Stadium, në ndeshjen e të mërkurës që është e vlefshme për xhiron e dhjetë në Serie A.

“Adrien Rabiot, Moise Kean and Federico Bernardeschi, nuk luajnë. Të tjerët, pak a shumë, janë në dispozicion”.

“Paulo Dybala dhe Federico Chiesa do të luajnë, prandaj të gjithë janë të lumtur. Ju shkruani dhe unë do t’ju bëj të lumtur”, iu është drejtuar trajneri gazetarëve që e kanë kritikuar për mospërfshirjen e dyshes nga fillimi kundër Interit.

“Dybala ka cilësi të rëndësishme teknike. Dallon nga Kulusevski, por ky i fundit zhvilloi ndeshje të mirë në Milano në 60 minutat e parë”.

“Chiesa është top lojtar, tashmë ka zhvilluar shumë ndeshje. Të dielën gabova, por e kam lexuar lojën në një mënyrë tjetër, me Kulusevskin të vënë përballë Brozovic”.

“Nuk ka rëndësi nëse një lojtar ndodhet në bankën rezervë, janë shumë ndeshje. Chiesa nuk ishte në bankë sepse e meritoi. E kisha lexuar ndeshjen në një mënyrë të caktuar”.

“Federico është pikë reference për ekipin përfaqësues të Italisë dhe Juventusin, mirëpo nëse i shfrytëzoj të njëjtët lojtarë gjatë gjithë kohës, atëherë do të më duhen 50 futbollistë në janar”, ka deklaruar Allegri në konferencën për shtyp.

Related posts

Pa pikë dyshimi, këto pesë gjëra i bëjnë meshkujt të duken më seksi!

D V

Formacionet startuese: Shqipëria nikoqire e Andorrës

D V

Edgar Barreto feston golin rekord me djalin e tij ‘mbledhës të topave’, dyshja dhurojnë momentin më të bukur të javës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More