Agjencia Zhurnal.mk.

Chiellini: Të mendosh se Belgjika është vetëm Lukaku, është ofenduese për bashkëlojtarët e tij

Të premten mbrëma, Italia zhvillon një prej sfidave më të mëdha deri më tani në ‘Euro 2020’, pasi në Allianz Arena të Munihut luan kundër belgëve.

 

Qendërmbrojtësi me përvojë është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të luajë në turneun evropian ditën e nesërme (e premte).

(Foto: Instagram/giorgiochiellini)

“Është një stadium i shkëlqyer, duhet të jemi gati për një eveniment të madh. Jemi të lumtur që stërvitemi këtu, pastaj do ta përgatitim një ndeshe të madhe”.

“Jam i gëzuar që mund të luaj… Është një grup i shkëlqyer, trajneri do të ketë shumë dyshime në kokën e tij, por kjo skuadër e ka dëshmuar se shumë lojtarë mund të startojnë, jemi të gjithë të gatshëm”.

“Duam të luajmë mirë, duam ta arrijnë qëllimin final. Jemi krenarë që jemi italianë, ashtu si ata që janë krenarë se janë belgë”.

(Foto: Instagram/romelulukaku)

“Të gjithë e respektojmë Lukakun për sezonin e jashtëzakonshëm te Interi, por të mendosh se Belgjika është vetëm Lukaku, është ofenduese për bashkëlojtarët e tij”.

“Ata kanë shumë lojtarë të shkëlqyer dhe ne do ta përgatitim ndeshjen ashtu siç kemi bërë gjithmonë, të dyja palët do të flemë mirë sonte, edhe Romelu edhe unë”, ka deklaruar Chiellini në një konferencë për shtyp.

Related posts

Kuqezinjtë tanë përballë Polonisë së Lewandowskit: E vështirë, por jo e pamundur

D V

Andy Ruiz mund ta ketë bërë Joshuan ‘të mposhtshëm’ duke e rrënuar statusin e ish-kampionit të botës

D V

Martiali mund të largohet në janar nga Man Utd

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More