Agjencia Zhurnal.mk.

Chiellini pret ftesën e Juventusit për të biseduar lidhur me kontratën

Agjenti i Giorgio Chiellinit ka thënë se nuk ka diskutuar me Juventusin lidhur me kontratën e re të qendërmbrojtësit italian, i cili aktualisht është lojtar i lirë.

 

Kampioni i Evropës në muajin e ardhshëm do të mbushë 37 vjet, mirëpo nuk e ka në plan të pensionohet nga futbolli aktiv.

Megjithatë, kontrata e tij me Zonjën e Vjetër ka skaduar më 30 qershor, ndërsa është raportuar se do ta vazhdojë qëndrimin në Torino.

“Nevojiten dy palë për ta nënshkruar një kontratë. Giorgio shkoi në Evropian dhe ishte i fokusuar ekskluzivisht atje”.

(Foto: Instagram/giorgiochiellini)

“Nuk ka ndonjë problem me Juventusin, kemi thënë se do të takohemi më vonë gjatë verës, por akoma nuk jemi ulur për të biseduar rreth rinovimit”, ka deklaruar agjenti Davide Lippi për Radio Radio.

I pyetur se si do të vepronte Chiellini nëse do të merrte ofertë nga ndonjë klub i madh evropian, përfaqësuesi i futbollistit ka theksuar se janë duke e pritur veprimin e Bianconerëve.

“Jemi duke pritur që Juventusit ë na tregojë se kur mund të ulemi dhe të bisedojmë”, ka theksuar ai. 

Related posts

Fjalim emocionues, të gjithë në këmbë duke duartrokitur, takimi me disa fytyra të vjetra – rikthim emocional i Alvesit te Barcelona

D V

“Euro 2020”, çerekfinalja: Ukrainë – Angli

Z H

Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit – Lewandowski e meritoi sipas tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More