Agjencia Zhurnal.mk.

Chevening bursa të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Shkup, 10 gusht – Aplikimi për bursat Çivning për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar hapet nga 2 gushti dhe zgjasin deri më 1 nëntor 2022. Aplikimet, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës duhet të dorëzohen përmes www.chevening.org/apply.

Bursat Çivning u ndahen individëve të çdo drejtimi të cilët dëshmojnë përkushtimin dhe aftësitë për të krijuar ndryshime pozitive, dhe mund të tregojnë se me diplomë masteri të fituar në MB ta arrijnë këtë. Bursa ofron mbështetje të plotë financiare për studiuesit në programet e studimit master të shfaqura në cilindo universitet në Mbretërinë e Bashkuar, njëkohësisht duke përfituar qasje në spektrin i gjerë të përvojave akademike, profesionale dhe kulturore.

“Që nga krijimi i programit në vitin 1983, mbi 50.000 profesionistë kanë pasur mundësinë të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar përmes programit Çivning. Ka më shumë se 1.500 bursa që ofrohen globalisht për vitin akademik 2023/2024, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të MB në zhvillimin e liderëve të së nesërmes, thuhet në kumtesë.

Shefja e Bursave në Zyrën e Jashtme, të Komonueltit dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Naomi Rejner, tha se deri sa bota vazhdon të merret me çështjet kryesore globale të tilla si ndryshimet klimatike, bashkëpunimi ndërkombëtar është më thelbësor se kurrë më parë.

“Çivning synon të ndërtojë një bashkësi ndërkombëtar të njerëzve të cilët janë të përkushtuar të punojnë së bashku për të nxitur ndryshime pozitive. Ne e bëjmë këtë duke bashkuar njerëz të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota dhe duke i mbështetur ata, përmes edukimit, për të arritur qëllimet e tyre. Në Mbretërinë e Bashkuar jemi krenarë për universitetet tona të klasit botëror dhe e dimë se mjediset tona të të mësuarit janë të pasuruara nga larmia e gjerë e kulturave, përvojave dhe pikëpamjeve të përfaqësuara në kampuset tona. Studiuesit e Çivning japin një kontribut të rëndësishëm në këto bashkësi si dhe bëhen pjesë e rëndësishme e rrjetit tonë prej mbi 50,000 alumni. Çivning përfaqëson më të mirën e Mbretërisë së Bashkuar, duke mirëpritur njerëzit nga mbarë bota për të studiuar, zhvilluar dhe përparuar. Të qenit pjesë e rrjetit Çivning ngjall një ndjenjë të fortë krenarie dhe përgjegjësie. Vazhdimisht frymëzohem nga pasioni dhe përkushtimi i tyre në bashkësinë e Çivning dhe mezi pres të dëgjoj aplikuesit e këtij viti”, tha Rejner.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Methju Loson tha se nëse jeni të pasionuar për ndryshime, qoftë në nivel lokal apo globale, nëse doni të jeni më të mirët në atë që e bëni dhe nëse keni imagjinatë për të frymëzuar të tjerët, atëherë një bursë Çivning mund të jetë mundësia e përsosur për ju.

“Nuk ka diçka të tillë si një student “tipik”. Mosha, raca, gjinia, feja dhe prejardhja juaj kulturore nuk kanë rëndësi për ne. Ne duam të shohim që ju keni energji, kuriozitet, dhembshuri një vizion të qartë për të ardhmen tuaj dhe aftësi për të arritur qëllimet tuaja. Nëse kjo ju e karakterizon personalitetin tuaj, atëherë ka shumë gjasa që të përshtateni me bashkësinë tonë prej mbi 50.000 alumni në të gjithë botën. Rrjeti ynë i të diplomuarve është plot me ndikues dinamikë të cilët kanë ndarë të njëjtën përvojë si ju. Ata mund të ofrojnë inkurajim, mentorim, këshilla dhe kontakte. Kur të ktheheni në shtëpi pas studimeve, duhet të ndiheni të pajisur mirë për të filluar të bëni një ndryshim të mirëfilltë profesional ose shoqëror. Ka shumë për të përfituar nga aplikimi dhe nëse keni profili juaj i përshatet një studiuesi Çivning, unë do t`ju inkurajoja që të aplikoni para afatit të 1 nëntorit”, tha Loson.

Thirrja për aplikuesit e rinj vijon pas përzgjedhjes së shtatë studiuesve nga Maqedonia e Veriut, të cilët fituan çmimin për të studiuar në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit. Aplikuesit e suksesshëm kanë ndarë tregimet e tyre përmes hashtagut #ChosenForChevening në Tuiter dhe Fejsbuk.

Bursat Çivning janë program global i bursave të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i financuar nga Zyra e Jashtme e Komonuelthit dhe e Zhvillimit (FCDO) dhe organizata bashkpunuese. Bursat mbështesin studimin në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar – kryesisht një vit mësimi i programit master – për individët që demonstrojnë potencial për t`u bërë udhëheqës të ardhshëm, vendimmarrës dhe krijues opinionesh.

Çivning ka nisur në 1983 dhe është zhvilluar në një skemë prestigjioze për ndarjen e çmimeve ndërkombëtare. Studiuesit Çivning vijnë nga mbi 160 vende dhe territore në mbarë botën, dhe gjatë pesë viteve të fundit kanë ndarë afro 10.000 bursa. Ka mbi 50.000 Çivning Alumni në gjithë botën që përbëjnë një rrjet global me ndikim dhe vlerësim të lartë.

Related posts

Trafikimi me qenie njerëzore, 7 nga 10 viktimat të trafikimit janë gra

Xh M

Vetëm një aeroplan për t’i shuar zjarret

Xh M

Kambovski dhe Shkariq: Nevojiten reforma për ta nxjerrë Gjykatën Kushtetuese nga politika

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More