Agjencia Zhurnal.mk.

Chelsea shënjestron Griezmann e do në huazim!

Erling Haaland është dëshira e madhe e Chelsea-t në këtë merkato verore për sulmin, madje për yllin e Dortmundit presidenti i Bluve të Londrës, rusi Roman Abramovich është i gatshëm të vendosë në pjatë plot 175 milionë euro. Megjithatë vështirësitë për të firmosur me Haaland janë të mëdha pasi Borussia e Dortmundit nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e norvegjezit dhe Chelsea ka gati edhe alternativën rezervë në rast se nuk arrin dot te Haaland. Bëhet fjalë për Antoine Griezmann i cili nuk ndihet më i lumtur te Barcelona dhe do të ishte mëse i gatshëm për t’u transferuar në Angli. Barcelona po përjeton një krizë të vërtetë financiare dhe mund të sakrifikojë ndonjë nga yjet e saj, aq më tepër që konkurenca në sulm është rritur ndjeshëm me afrimet e Sergio Agueros dhe Memphis Depay.

 

Gjithsesi ndryshe nga ajo çfarë mund të bëjnë për Haaland për Antoine Griezmann drejtuesit e Chelsea-t nuk dëshirojnë të shpenzojnë para dhe po mendojnë ta marrin me formulën e huazimit. Mbetet për t’u parë nëse do të pranojë presidenti i Barçës, por për t’u liruar nga paga e lartë e Griezmann prej 17 milionë eurosh në sezon, edhe mund ta pranojë ofertën e klubit londinez. Nëse Griezmann transferohet në Stamford Bridge, Barcelona do të përforconte një rival direkt në garën për të fituar Champions League-n sezonin e ardhshëm, aq më tepër që Chelsea vjen me statusin e kampiones në fuqi.

Related posts

Zyrtare: ‘777 partnerët’ blejnë klubin italian Genoa

D V

Ibrahimovic: Messi dhe Ronaldo? Krahasuar me ta, më mungon vetëm Liga e Kampionëve

D V

Ish-basketbollistja Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More