Agjencia Zhurnal.mk.

Chelsea nuk e shet Brojën

Chelsea nuk do ta shesë Armando Brojën, përkundër raportimeve të sotme për një transferim të mundshëm tek Milani.

Mediat britanike sigurojnë se trajneri Mauricio Pochettino do t’ia japë rastin sulmuesit shqiptar, duke i pasur parasysh vështirësitë për të ardhur tek një sulmues i ri, posaçërisht tek Dusan Vlahovic i Juventusit, i cili mund të shkëmbehej me Romelu Lukakun, por ky opsion dështoi.

Brojën e do edhe West Hami, por mediumi “Standard” raporton se lojtari do të mbetet në “Stamford Bridge”.

Ai po punon për t’u kthyer nga lëndimi, i cili e la pa luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Related posts

Kush i prinë shortit për Euro 2024 dhe pse të gjithë duan të jenë në këto dy grupe

D V

Sfida mes Galatasaray dhe Man United në rrezik shkaku i reshjeve të mëdha të shiut

D V

UEFA merr masa urgjente pas penalltisë së diskutueshme në favor të PSG, dënon gjyqtarin

D V