Agjencia Zhurnal.mk.

Chelsea konsideron kthimin e Hazardit

Klubi anglez, Chelsea thuhet se po konsideron rikthimin e yllit belg, Eden Hazard, i cili nuk ka arritur të gjej formën më të mirë te Real Madridi.

 

Hazard ka luftuar për të bërë përshtypje që kur u largua drejt Real Madridit për një shifër të raportuar prej 100 milionë eurosh.

Megjithatë, ylli belg ka dështuar të tregojë më të mirën dhe ka qenë shumë i penalizuar nga dëmtimet e shpeshta.

Sipas gazetës spanjolle AS, Chelsea po vlerëson një rikthim të bujshëm të Hazardit në Stamford Bridge.

Ky medium shton se ambienti i Bluve ka marrë propozimin e ndërmjetësve që i ofrojnë belgut për kthimin e tij hipotetik në Londër.

Marrëveshja duket shumë e komplikuar, pasi Chelsea tani ka në skuadër shumë lojtar të profilit të Hazardit.

Në anën tjetër edhe Reali nuk e lejon largimin e lojtarit në huazim, pasi synon ta shesë për së paku 60 milionë euro.

30-vjeçari mban një marrëdhënie të fortë me disa nga ish-bashkëlojtarët dhe një rikthim nuk do të ishte befasi nëse belgu do pranonte rikthimin.

Related posts

Real Madridi konfirmon edhe një rast me Covid-19

D V

Man City i ka vendosur çmimin Sterlingut

D V

Edicioni i ri me shumë risi, projekte e avancime

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More