Agjencia Zhurnal.mk.

Chelsea konfirmon lëndimin e Reece James, kapiteni do tu mungojë londinezëve për disa muaj

Reece James ka pësuar sërish një lëndim dhe u detyrua të largohet nga ndeshja me Evertonin qysh në pjesën e parë.

Kapiteni i Chelseat vazhdon të vuaj me lëndimet dhe lëshoi fushën me lot në sy.

Chelsea ka konfirmuar lëndimin e kapitenit të tyre nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“Rezultatet e testeve mund të konfirmojnë një dëmtim të kofshës. Reece tani do të fillojë programin e tij të rehabilitimit në Cobham”, ka shkruar faqja zyrtare e Chelseat.

24-vjeçari ka humbur dy muajt e parë të sezonit, derisa deri më tani ka zhvilluar nëntë ndeshje ku ka një asistim.

Me lëndimin e ri, Reece James pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në muajin mars. 

Related posts

Coutinho tregon se kush duhet ta drejtojë Barcelonën mes Klopp dhe Flick

D V

Liga Premier ia heq gjysmën e dënimit Evertonit, ndryshon tabela në Angli

D V

Hansi Flick dëshiron dy lojtarë të Manchester United nëse bëhet trajneri i Barcelonës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy