Agjencia Zhurnal.mk.

Chelsea detyrohet të zgjerojë zhveshtoren në Stamford Bridge pas ankesave të Liverpoolit dhe Brightonit

Chelsea është urdhëruar të zgjerojë madhësinë e zhveshtores së ekipit mysafirë në Stamford Bridge, pas ankesave nga klubet rivale të Ligës Premier.

Liverpooli dhe Brightoni mësohet se janë ankuar për lehtësirat për ekipet vizitore në stadiumin e klubit londinez.

Kushtet e ngushta bënë që lojtarët të detyroheshin të ndajnë të njëjtën dhomë zhveshje me menaxhmentin dhe stafin e ekipit.

Rregulloret e coronavirusit të Ligës Premier thonë se dhomat e zhveshjes duhet të kenë një madhësi të caktuar për të ndihmuar lojtarët dhe stafin të distancohen ndaj njëri-tjetrit.

Protestat e kanë detyruar Chelsean të shpenzojë mijëra funte për të zgjeruar dhomën e zhveshjes të mysafirëve në përputhje me rregullat.

Chelsea ka rritur madhësinë e dhomës së zhveshjes për ekipet si mysafir duke përfshirë edhe zonën e mediave në Stamford Bridge.

Ndryshe, Blutë ka kohë që planifikojnë rinovimin e tërësishëm të stadium, duke rritur kapacitetin nga 42 mijë në 60 mijë . 

Related posts

Sot takim mes Nice dhe Pochettino

Lea Muslija

Macron dhe Emiri i Katarit po tentojnë ta bindin Mbappen që të qëndrojë te PSG

D V

Milani gjen rrugën e fitores

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More