Agjencia Zhurnal.mk.

Challandes flet para përballjes me Greqinë: Jam i kënaqur me futbollistët, Rashica mund të mbetet në bankë

Challandes është shprehur optimist për ndeshjen e djeshme por ai ka mbetur i rezervuar kur është pyetur për kundërshtarin e radhës së Kosovës. Fillimisht ai ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij kundër Gjeorgjisë.

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen në Gjeorgji, jo vetëm për fitoren por edhe për paraqitjen e skuadrës. Jemi treguar të gatshëm qoftë në aspektin teknik dhe aspekte të tjera. Skuadra ka punuar si skuadër dhe kjo është më e rëndësishmja për të ardhmen. Do të jetë e vështirë në ndeshjen e radhës kundër Greqisë”.

“Shpresoj, e keni parë. Skuadra ka pasur mentalitetin e mirë. Nuk ka qenë vetëm ndryshim mental në kokë por edhe ndryshim në taktika, në aspektin fizik dhe ne kemi ndryshuar edhe mënyrën se si kemi luajtur, si e kemi mbajtur topin dhe si jemi mbrojtur. Lojtarët janë munduar që bëjnë këtë dhe kanë reaguar mirë dhe kjo ka reflektuar edhe në fushë”, ka thënë fillimisht Challandes.

Zvicerani edhe një herë nuk ka dhënë detaje për formacionin, por ka zbuluar se Elbasan Rashani ka pësur një dëmtim nga ndeshja e fundit.

“Kurrë nuk flas për formacionin para ndeshjes dhe ju e dini këtë gjë. Jam shumë i kënaqur me atë që treguan Rashani, Bytyqi apo Kastrati. Mund ta lë Rashicën në stol dhe nuk ka problem për këtë, por Rashani është duke vuajtur nga një lëndim i vogël dhe do ta shohim situatën e tij se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”.

“Jam i lumtur që kam opsione kaq kualitative dhe të vendos me kënd të startojë”.

Challanes ka folur edhe për orarin e ngjeshur, ku brenda një jave duhet të zhvillojë tri ndeshje.

“Në ndeshjen e parë nuk patën shumë probleme. Në të dytën po ashtu nuk kemi shumë probleme me lëndime dhe kemi pasur një udhëtim të menjëhershëm dhe jemi rigjenuar në aspektin fizik dhe ne duhet të jemi të gatshëm edhe për këtë”.

“Më problem e shohim ndeshjen e tretë, ku disa lojtarë mund të marrin karton të verdhë dhe të mungojnë në atë ndeshje”, nënvizoi ai.

Krejt në fund ai ka thënë se e mirëpret tifozët në stadium edhe pse në numër shumë të vogël.

Related posts

Llapi mposhtë Ramiz Sadikun në ndeshje miqësore

Redaksia

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Kisella Vodës, Karposhit dhe Sopishtës

Xh M

Caktohet vazhdimi i seancës së Dimovskit para komisionit parlamentar vendas për rastin Onishçenko

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More