Agjencia Zhurnal.mk.

“CGTN America” nis aksionin mediatik “Së bashku për një të ardhme të përbashkët”

“CGTN America” nisi aksionin mediatik “Së bashku për një të ardhme të përbashkët”. Programi përfshin videomesazhet e personaliteve të ftuara, pritshmëritë nga një anëtar i lartë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe sportistët olimpikë për Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, si dhe festimet e Vitit të Ri Kinez në Uashington.

 

Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës, Shen Haixiong, dha një videomesazh në internet, duke i paraqitur botës një studio moderne të transmetimit të drejtpërdrejtë 5G.

Në mesazhin e tij video, Shen ftoi kolegët e medias nga e gjithë bota që ta përdorin studion e ndërtuar në trenin e shpejtësisë së lartë që do të qarkullojë gjatë Lojërave.

Ai tha se Kina është gati për Lojërat dhe le të jemi së bashku për një të ardhme të përbashkët.

Ambasadori i Kinës në ShBA, Qin Gang, gjithashtu dha një videomesazh të veçantë për dashamirët e hokejit në akull, duke thënë se njerëzit e duan këtë sport sepse pasqyron “mjeshtërinë sportive të respektit të ndërsjellë” dhe “lojën e ndershme”.

Disa olimpistë amerikanë, duke përfshirë tre herë fituesin e medaljes së artë olimpike Shawn White, thanë se kishin shumë shpresa për Lojërat e ardhshme dhe një dëshirë të madhe për të konkurruar në skenën botërore në Pekin.

Related posts

BE-ja nuk do të pranojë kurrë dy shtete në Qipro, thotë von der Leyen

D V

Disa të vrarë dhe të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani

Redaksia

Vdes nëna boshnjake që po kërkonte eshtrat e të birit që vdiq në masakrën e Srebrenicës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More