Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë u vendos në takimin e sotshëm të liderëve?

Shkup, 4 dhjetor – Kuvendi ishte vendi që sot në mesditë bashkoi liderët e partive më të mëdha parlamentare në vend, LSDM-së në pushtet dhe koalicionit, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në opozitë, Të Majtës, partive nga Lidhja evropiane për ndryshime. Tema e këtij takimit ndërlidhej me shumë çështje ndër më kryesoret ishin zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024, por edhe për rruga drejt BE-së si dhe qeveria teknike, në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Por çfarë në realitet u vendos pas këtij takimi? shkruan Zhurnal.

Takohen liderët për të diskutuar për ngërçin politik drejt të cilit po shkon vendi –

Takimet mes liderëve të partive politike në RMV janë të rralla e ndodhin vetëm atëherë kur vendi është në prag të futjes në krizë të thellë politike e ekonomike. Por, që nuk është krijuar ende optimizmi e shpresa që një takim i tillë mund ta ndihmojë vendin për të mënjanuar krizën e brendshme politike. Por cili ishte epilogu i këtij takimi?

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot para takimit të liderëve në Kuvend tha se nuk do të bisedohet për ndryshimet kushtetuese dhe për shfuqizimin e qeverisë teknike, por për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

“Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë derisa të ketë rrugë të qartë evropiane, nuk shohim lëvizje të qartë të politikave asimiluese dhe hegjemoniste të fqinjit tonë lindor ndaj shoqërisë maqedonase në Bullgari. Qeveria teknike nuk është pjesë e këtij takimi. Unë me sa e di bisedimet nuk janë as për ndryshimet kushtetuese as për qeverinë teknike por data e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, Lidhja Evropiane për Ndryshime(LD, LB, Alternativa) kanë lëshuar mbledhjen e sotme të takimit të liderëve në Kuvend. Në prani të kreut të Alternativës, Afrim Gashi, atij të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se në mbledhje nuk u mor parasysh kërkesa e opozitës shqiptare për anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

“Sa i përket mbledhjes së sotme në takimin e liderëve, fatkeqësisht pra duhet të ju informoj se pas lëshimit të mbledhjes nga kryetari i Parlamentit, vlerësuam se nuk ka hapësirë se pse të vazhdojmë aty, sepse një ndër pikat ishte e rëndësishme për zgjedhje fer dhe demokratike, anëtari në KSHZ”, tha Mexhiti.

Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike deklaroi se në takimin e sotëm të liderëve është përcaktuar për zgjedhje pa qeveri teknike.  Maqedonia të jetë me një njësi zgjedhore dhe që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbahet në të njëjtën ditë.

“Raundi I dytë I zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbahet në të njëjtën ditë, me të vetmin qëllim që të mos krijohen probleme politike dhe të sigurisë.  Qeveria Teknike është e panevojshme  dhe vetëm pushtetit i konvenon që të relativizoj përgjegjësinë për gjendjen katastrofike në shtet, kolapsin e institucioneve dhe vjedhjen e përditshme të qytetarëve”, tha Trajanov.

Çfarë u vendos përfundimisht në këtë takim?

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se partitë politike kanë arritur marrëveshje që zgjedhjet të mbahen më 8 maj, përkatësisht rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare të mbahen më 8 maj. Kovaçevski theksoi se në takimin e liderëve ka pasur konsensus të gjerë për vërejtjet në legjislacionit zgjedhor, përkatësisht në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-OPDIHR-së.

Po ashtu ai tha se LSDM mbrëmë ka marrë vendim për formimin e Frontit Evropian dhe vendimi për caktimin e kandidtatit për kryetar shteti. Kovçevski theksoi se pas 17 viteve, Maqedonia do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare. Dhe, kjo në fakt është për tu admiruar sepse qeveria e parë po e përfundon mandatin sipas dispozitave kohore prej 4 vitesh. Por, kjo që qeveria po përfundon mandatin e rregullt nuk mbulon dështimet e këtij kryeministri së bashku me grupin qeveritar në sektorë e institucione të ndryshme.

Ende pa u ditur data e zgjedhjeve partitë politik veçse kishin filluar fushatën edhe me pozicionimin e tyre në skenë për zgjedhjet e ardhshme. Në njërën anë u formua Fronti Evropian pjesë e të cilës janë partitë në pushtet dhe në anën tjetër LEN Lidhja Evropiane për Ndryshim pjesë e së cilës janë partitë opozitare shqiptare. Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të bashkohet edhe opozita maqedonase, VMRO dhe E Majta.

Partitë në pushtet, LSDM dhe BDI-ja, aktivitetet e tyre i kanë përqendruar në prezantimin e projekteve në infrastrukturë dhe premtimin për “përshpejtimin e integrimit evropian”. Duke tentuar të krijojnë një klimë pune dhe rezultat suksesi në opinion, siduket nuk po u shkojnë planet ashtu si duhet. Pasi, shumë projekte për të cilat është paralajmëruar që do të përfundojnë në fund të vitit, nuk po ndodhë kështu për shkaqe të caktuara.

Megjithatë, fushata zgjedhore prej 20 ditëve duket që është e pamjaftueshme për partitë politike për të vizituar secilin fshat e qytet të vendit, për takuar secilin qytetarë, prandaj kanë filluar nga tani sepse vitin që vjen do të realizohet një garë shumë e ashpër dhe interesante, sepse skena politike ka pësuar ndryshime drastike dhe të mëdha. Mbetet të shihet nëse ndryshimet në skenën politike do të sjellin edhe ndryshime në gjendjen sociale e ekonomike të qytetarëve. /Zhurnal.mk

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy