Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë shkruajnë mediat bullgare për zgjedhjet lokale në Maqedoni dhe dorëheqjen e Zaev?

Shkup, 1 nëntor – Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni, është temë kryesore në gazetat dhe mediat elektronike bullgare.

 

Tema me zgjedhjet loakle, e pas së cilave vijoi dhe dorheqja e kryeministrit Zaev, u publikua në të gjitha mediat, duke mos dhënë komente për këtë.

Gazeta “Dnevnik” pas informatave se Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga funksioni kryeministër, shkruajnë një citat nga Zaev të dhënë para disa ditëve, sipas së cilës, pas fitores së VMRO-DPMNE-së qëndrojnë forca të jashtme.

Gazeta “24 orë” thotë se Danella Arsovska e cila u shpall si bullgare, është bërë kryetare e Shkupit, ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje.

BNT ka njoftuar se nga numërimi i gjysmës së votave nga KSHZ, është konfirmuar se kandidatët opozitarë nga VMRO-DPMNE kanë përparësi të madhe para atyre të LSDM-së, si dhe partia e Ali Ahmetit i humbi Tetovën e Gostivarin.

Në të njejtën temë shkruajnë dhe gazeta “Tani”, duke informuar shkurtimisht për dorëheqjen e Zaev, ndërsa radioja kombëtare BNR gjithashtu informon për kryeministrin Zaev dhe dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve lokale.//Zhurnal.mk

Related posts

Në Shkup sot mbahet Forumi i parë socio-ekonomik, ngjarje e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor

Redaksia

Georgievski premtoi 2 kopshte, në Stajkovc u bë, në Hasanbeg as që kanë filluar punimet

N E

Osmani në takimin me Dendias: Vullneti politik është kyç për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More