Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në aeroportin e Tashkentit në Uzbekistan. Siç raportojnë mediat e huaja, shpërthimi ka ndodhur brenda një magazine që shkaktoi zjarr masiv dhe thyen xhamat në blloqet e apartamenteve aty pranë.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, ka humbur jetën një adoleshent dhe 162 të tjerë mbetën të plagosur. Një kornizë e dritares ra mbi të riun, pak sekonda pas shpërthimit, i cili nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra.
Autoritetet po hetojnë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.