Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë nënkupton kalimi i Mbappes te Reali, disa të dhëna nga ky transferim gjigant

‘I pashmangshëm’ është etiketuar kalimi i Kylian Mbappes te Real Madridi duke pohuar se klubi spanjoll tashmë ka marrëveshje me Paris Saint-Germainin.

Mediat spanjolle kanë raportuar se kampioni i botës do të arrijë nesër (e premte) në Madrid për ta kompletuar transferimin te klubi mbretëror.

Sa i përket marrëveshjes së përfolur, çmimi bazë i transferimit është 170 milionë euro. Por, Reali do të paguajë edhe dhjetë milionë të tjera në formë bonusesh, duke u bazuar në performancën, golat e shënuar dhe titujt e fituar.

(Fotomontazh: Twitter)

Njëherësh është arritur marrëveshja për shumën e parave që do ta fitojë agjenti, si edhe për kushtet personale të lojtarit, i cili pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.

Duke u bazuar në këtë marrëveshje, Kylian Mbappe do të bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymar, i cili nënshkroi për Paris Saint-Germainin në vitin 2017 nga Barcelona për shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Në anën tjetër, klubi francez do ta humbë yllin e parë të madh që nga koha kur Ronaldinho u largua drejt Barcelonës (2003) për t’u bërë një legjendë e futbollit.

Dhe nuk ka kurrfarë dyshimi se me transferimin e tij, La Liga do ta ketë talentin më të madh të futbollit që do të ndikojë në rikthimin e fokusit që e ka pasur gjatë kohës së Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Për Mbappen është realizimi i ëndrrës fëmijërore dhe rrugët e tij janë të hapura për t’u shndërruar në superyllin e ri të Real Madridit, por edhe të futbollit në përgjithësi. 

Related posts

Formacionet zyrtare, Greuther Furth – Bayern Munich: Bavarezët duan fitore për të mbajtur kreun

D V

Qipro – Kosova: Forma e kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit qëndron ngjashëm

Lea Muslija

Roberto Firmino në negociata për rinovimin e kontratës me Liverpool – sinjalet janë pozitive

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More