Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë lajme solli presidentja sllovene mbi integrimin evropian të RMV-së?

Shkup, 13 qershor – Maqedonia e Veriut po përballet me një sfidë të papërshkrueshme ku një vendim përcakton edhe të ardhmen e vendit. Orientimi i vendit është pro perëndimit e destinacioni përfundimtar anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Por, sa i përket anëtarësimit në BE nuk varet vetëm prej plotësimit të kritereve të duhura, rol të jashtëzakonshëm luajnë edhe politikat që zhvillohet përbrenda vet organizatës së BE-së. Posaçërisht, politikat e zgjerimit pas agresionit rus që po zhvillohet në Ukrainë. E për këtë çështje ka folur sot presidentja sllovene, Natasha Mirc Musar, nga Shkupi e cila tha se sipas njohurive të saj nisma të cilën e ngritën shtatë vende-anëtare të Bashkimit Evropian, ndër të cilat edhe Sllovenia për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, i referohet edhe procesit të zgjerimit. Ndryshe, të enjten  Bundestagu gjerman do të debatojë dhe votojë për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Rezoluta e titulluar “Mbështesim aktivisht Maqedoninë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është propozuar nga grupi parlamentar në pushtet i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut është para aktit të kryer ku duhet të krijojë kushtet e duhura për të votuar ndryshimet kushtetuese, shkruan Zhurnal.

Çfarë tha presidentja sllovene sot në Shkup?

Anëtarësimi i vendit në BE varet edhe nga politikat e BE-së dhe jo vetëm nga kushtet dhe reformat që duhet t’i bëjë vendi. E pikërisht për këtë çështje ka folur sot nga Shkupi presidentja sllovene, Natasha Musar. E cila tha se pritet të ndodhin ndryshime të mëdha përbrenda BE-së, por që janë në favor të zgjerimit, e që me automatizëm nënkuptohet se ato ndryshime janë edhe në dobi të vendit e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku gjitha shtetet janë kandidate për tu integruar në BE, në përjashtim të Kosovës e cila ka vetëm statusin shtet aplikant.

“Sllovenia është një nga ato shtatë vende që duan disa çështje të mos zgjidhen me konsensus, por me shumicë. Me sa di dhe me sa ndjek, i referohet edhe procesit të zgjerimit dhe mund të lehtësojë rrugën e çdo vendi që dëshiron të hyjë në BE”, tha Pirc Musar, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Stevo Pendarovski.

Ajo theksoi se Sllovenia i mbështet ndryshimet në BE dhe shtoi se ndonjëherë të kërkohet konsensus për disa çështje nga të gjitha vendet-anëtare është shumë e vështirë dhe çon në ngecje brenda në disa procese të Unionit.

Sipas Pirc Musar bllokadat brenda në BE ndonjëherë janë pasojë e vendimeve të këqia, të cilat nuk i lëvizin punët në drejtimin, të cilin ajo e dëshiron, veçanërisht në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Sllovenia në të ardhmen do të mbështesë edhe vendimet që të mos miratohen me konsensus 100 për qind”, shtoi presidentja sllovene.

Bundestagu gjerman të enjten do të miratojë rezolutë për mbështetje të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE –

Bundestagu gjerman të enjten do të debatojë dhe votojë për rezolutën në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Rezoluta e titulluar “Mbështesim aktivisht Maqedoninë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është propozuar nga grupi parlamentar në pushtet i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Në parlamentin gjerman do të debatohen edhe për dokumente të tjera, në fokus të të cilave është integrimi evropian dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

“Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor, të cilat nuk janë ende anëtarë të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt nga shtetet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim të ligjit dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Që kjo të ndodhë, këto vende duhet të anëtarësohen në BE”, thuhet në dokumentin që do të debatohet dhe votohet të enjten në Bundestagun gjerman.

Nga ana tjetër, Qeveria e RMV-së së fundmi njoftoi se një shtet i madh anëtar i BE-së do të miratojë një rezolutë për njohjen pa mëdyshje të gjuhës dhe identitetit maqedonas, pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kujtojmë që, Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit.  Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Megjithatë, Maqedonia e Veriut ka hapur diskutimin për marrjen e një date për fillim të negociatave me BE-në në qershor të vitit të kaluar, pas arritjes të një marrëveshjeje përfundimtare me Bullgarinë, i njohur si propozimi francez. Por, për të hapur negociatat përfundimisht Maqedonia e veriut është e kushtëzuar për të bërë ndryshime kushtetuese dhe për të futur bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. /Zhurnal.mk

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy