Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë është “Flurona” dhe a ekziston rrezik nga “epidemia binjakëshe”

Shkup, 7 janar – “Flurona” paraqet infektim të njëkohësishëm me korona virus dhe grip sezonal. Emri i kësaj dukurie del nga kombinimi i fjalës korona dhe flu që në anglisht do të thotë grip, informon Zhurnal.

 

Rasti i parë i “Fluronës”

Rasti i parë i Fluronës ishte konfirmuar nga autoritetet izraelite të enjten. Ai është regjistruar tek një lehonë në spital në qytetin Petah Tikva.

Drejtori i repartit gjinekologjik, ARnon Vizhnicer, deklaroi se lehona ka qenë pozitive me korona virus dhe me grip menjëherë sapo është pranuar në spital,dhe më vonë është konfirmuar me një testim për dy viruset.

Gruaja ka qenë e pavaksinuar kundër virusit dhe kundër gripit, por ka patur vetëm simptoma të lehta dhe ka qenë e liruar nga spitali në një gjendje të mirë.

Ky është rasti i parë i dokumentuar me korona virus dhe grip, por ekspertët shëndetësor besojnë se ka edhe të tjerë të cilët nuk janë vërtetuar zyrtarisht. Ka patur 19 paraqitje për pacientë me grip dhe me kovid në SHBA në pranverën e vitit 2020.

Frikë nga “epidemi binjakëshe”

Ministria e Shëndetësisë në Izrael e heton rastin dhe po përpiqet të vërtetojë nëse kombinimi i dy viruseve mund të shkaktojë simptoma më serioze.

Ekspertët paralajmërojnë se infektimi i njëkohësishëm me grip dhe me disa viruse tjera respiratore gjithsesi se e dobëson organizmin dhe sistemin imunologjik.

Madje edhe kur nuk gjenden njëkohësisht në një trup, paraqitja e dy viruseve në një periudhë mund të shkaktojë probleme serioze për sistemin shëndetësor. Në Izrael në javët e kaluara është rriutr numri i të infektuarve me gripin sezonal. JAvën e kaluar, 1849 izraelitë janë pranuar në spitale me grip, mes të cilëve 605 fëmijë dhe 124 gra shtatzëna e lehona.

Gjithashtu, supozohet se numri i madh i infektimeve të njëkohësishëm me gripin sezonal dhe me korona virus dotë sjellë dhe deri te numri i madh i rasteve me Flurona, gjegjësisht shumë më tepër njerëz do të infektohen me kombinimin e dy viruseve.//Zhurnal.mk

Related posts

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

D V

KSHZ: Gjithsej 8.791 persona janë kontrolluar në Listën Zgjedhore

Z H

Shekerinska: Të ndërtojmë sërish dhe më mirë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More