Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë është efekti i përvjetorit?

Nuk është çudi që të mos keni dëgjuar ndonjëherë për “efektin e përvjetorit”, ndonëse mund ta keni përjetuar pa e ditur se një gjendje e tillë ka një emër. Për çfarë e kemi fjalën?

 

The Awareness Center, një qendër mbi psikoterapinë, shkruan se “efekti i përvjetorit”, është një përzierje e ndjenjave shqetësuese, mendimeve ose kujtimeve që ndodhin në ose rreth një date që shënon një ngjarje të rëndësishme. Ju mund të ndiheni të trishtuar, nervoz, të shqetësuar, të mbyllur emocionalisht ose të paaftë për të fjetur etj.

Mund të jetë ditëlindja e një personi të dashur që keni humbur, data e lindjes së një fëmije që ka ndërruar jetë, dita kur një sulm ose aksident ka ndodhur. Teksa afrohet kjo datë, kujtimet e këqija fillojnë të rishfaqen dhe do të kuptoni se po përjetoni sërish një gjendje paksa traumatike.

The Awareness Center thekson se disa studiues të psikologjisë mendojnë se “efekti i përvjetorit” duhet të renditet si një simptomë e çrregullimit të stresit post-traumatik, sepse ndonëse është një gjendje e zakonshme e procesit të dhimbjes-trishtimit-shërimit, mund të jetë vërtet shqetësuese.

“Efekti i përvjetorit” është gjithashtu një sinjal që nuk e keni marrë veten ende nga trauma dhe keni nevojë të përpunoni ose të punoni me gjendjen.

Ashtu si me shumë fenomene të tjera psikologjike, efekti i përvjetorit ndodh për një arsye. Hulumtimet tregojnë se truri ruan kujtime të dhimbshme, të trishta ose traumatike në një mënyrë që janë lehtësisht të arritshme që të mund t’i kujtojmë dhe paralajmërojmë rreziqet për t’u mbrotjur nga diçka e ngjashme që mund të ndodhë përsëri.

Nëse mendoni se po përjetoni një gjendje të tillë, kini parasysh:

1. Merrni kohën tuaj dhe jini të vetëdijshëm për datat që lidhen me këto kujtime.

2. Përgatituni dhe bëni më të mirën tuaj për t’i kujtuar vetes se do të jeni mirë.

3. Bisedoni për gjëra të rëndësishme, për ndjenjat që po përjetoni. Mbani një bllok shënimesh/ditar nëse ju ndihmon. Të gjithë ndihemi më mirë kur flasim. Nuk keni pse të jeni vetëm.

4. Jepini vetes kohë.

5. Nëse shihni që nuk po funksionon asgjë dhe e gjeni veten të mbërthyer në një gjendje shqetësuese, kërkoni ndihmë të specializuar. Nuk është kurrë vonë.

Related posts

Pulovër + xhinse; 4 kombinime ‘cool’ që nuk kalojnë pa rënë në sy

D V

Tri trendet e çizmeve për dimrin e vitit 2021

D V

4 shenjat e Horoskopit që kanë lindur për t’u bërë milionerë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More