Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë duhet të presim nga takimi Biden-Putin?

Më 12 shtator të vitit 2001, NATO aktivizoi artikullin 5 për herë të parë në histori. “Një sulm i armatosur ndaj njërit, konsiderohet një sulm ndaj të gjithëve”.  Për Joe Biden, ky artikull është një detyrim i shenjtë.

Presidenti amerikan është në Bruksel dhe planifikon të rikonfirmojë atë përkushtim gjatë samitit të NATO-s që mbledh bashkë liderët e 30 shteteve aleate. Shtëpia e Bardhë nxori pritshmëritë duke u fokusuar në çështje si vetë NATO, korniza e organizatës, financimi, fuqizimi i partneritetit, siguria kibernetike dhe ndryshimet klimatike.

Tërheqja ushtarake nga Afganistani do të jetë pjesë e diskutimeve bashkë me strategjinë ndaj Kinës dhe Rusisë. Kjo e fundit do të zhvendoset dhe në Gjenevë të mërkurën, ku po përgatitet takimi i parë i Biden me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne po kërkojmë të zgjidhim ato veprime që mendojmë se nuk janë në përputhje me normën ndërkombëtare”, tha Biden para takimit.

Në SHBA, aleatët e Biden mendojnë se gjërat janë shumë ndryshe nga periudha kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte Donald Trump. “Do të shohim një president shumë ndryshe nga ai që ishte nën mëshirën e Putin”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. “Nëse Rusia vijon me veprimet agresive dhe të pamatura, ne do të përgjigjemi me forcë”, theksoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Të dy samitet i japin Biden mundësi unike për të fuqizuar partneritetin global dhe të rivendosë rolin amerikan në skenën botërore. /A2

Related posts

Përplasjet për buxhetin rrezikojnë mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane

Xh M

Zelensky nuk kandidon më në 2024-tën? Deklarata e Zonjës së Parë

Xh M

Siri, fiset arabe sërish filluan aksione kundër organizatës terroriste PKK/YPG në Deir ez-Zor

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!