Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë do të ndodh me rastin “Alfa”? Mariçiq: Nuk e ndjek në detaje, vendos gjykata!

Shkup, 14 janar – Ende nuk dihet nëse do të ketë ripërsëritje ose jo të rastit “Alfa”. Lënda bazë për rastin është kthyer nga Gjykata e Apelit në Gjykatën Penale, por nga kjo e fundit ende nuk ka vendim, shkruan TV21. Mbrojtja nga java e kaluar pret formimin e Këshillit i cili do të vlerësojë nëse ekspertiza për rastin “Alfa” do të ndryshojë rrjedhën e rastit. I pyetur ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i cili më nuk do të jetë më në këtë dikaster, se çka do të ndodhë me rastin “Alfa”, u shpreh se nuk e ndjek rastin në detaje, por për ripërsëritje eventuale të lëndës vendos gjykata.

 

“Nuk e di fillimisht nëse është kthyer. Nuk e ndjek rastin në detaje. Por nëse më pyesni për përsëritje eventuale të procedurës, për këtë gjithsesi vendos gjykata. Ne në këtë pjesë nuk mund të përzihemi. Ky është vlerësim dhe vendim i gjykatës në përputhje me faktet e dorëzuara, ose nëse janë dorëzuar fakte të reja për këtë rast”, tha mes tjerash Mariçiq.

Related posts

Përforcim i bashkëpunimit mes Entit Shtetëror për Revizion dhe Prokurorisë Publike

Z H

Zaev: Koalicioni qeveritar i qëndrueshëm, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare

D V

Policia finansiare bastisë shtëpinë e deputetit Jauleski, reagon VMRO-DPMNE

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More