Agjencia Zhurnal.mk.

Çfarë asociacioni ia kërkuan Kurtit mysafirët emisarë?

Emisarët amerikan e evropian për dialogun, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak erdhën me porosi të qarta në adresë të autoriteteve kosovare.

Prijëse këtu është ajo për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe , si derivat i ujdisë së parë Kosovë-Serbi e nënshkruar më 19 prill 2013.

Përfaqësuesit e Uashingtonit e Brukselit i kërkojnë Prishtinës zyrtare krijimin e një bashkësie komunale sipas “modeleve evropiane” të vetëqeverisjes që i kanë disa shtete anëtare të BE-së. Bëhet fjalë për Belgjikën, Italinë e Zvicrën.

“Mendoj se ka potencial për të arritur një marrëveshje fituese për të dy palët. Nuk bëhet fjalë për çfarëdo federalizmi apo domosdo për një rrugë që e bënë shtetin jo-funksional sikur e shohim në Bosnjë. Mund të jenë gjëra që e bëjnë shtetin të funksionoj më mirë sikur që ndodh në shumë shtete të federalizuara në Evropë. Nuk bëhet fjalë për ndryshime të kufirit apo ndarje që Serbia i ka shtyrë përpara në të kaluarën. Do ishte e mundur të diskutohet për këtë nëse të dy palët janë të gatshme. Për momentin ato nuk janë gati. Kjo çështje për momentin është abstrakte gati ushtrim akademik.” tha për Klan Kosova, Marko Prelec, analist i lartë në Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

Nga ana e tij, ish-ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati, thotë se Kosova, duhet të akomodoj kërkesat e komunitetit serbë nëpërmjet krijimit të Asociacionit.

Por sipas tij, këto kërkesa duhet të pranohen nëse kanë për qëllim integrimin e asesi sikur synon Beogradi e disa aktorë tjerë serbë atë që është de-integrim.

Kosova e Serbia nënshkruan marrëveshjen e parë për normalizimin e raporteve më 19 prill 2013. Shumica e pikave të kësaj ujdie kishin të bënin ekskluzivisht me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Related posts

Kurti: Komiteti i Ministrave ta trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

D V

Rasti ‘’Reflektori’’ – aktakuzë ndaj gjashtë personave për blerje dhe shitje të narkotikëve

D V

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy