Agjencia Zhurnal.mk.

Çështja e Tajvanit duhet trajtuar me maturi

Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të trajtojnë me maturi çështjen e Tajvanit, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, i cituar nga “Xinhua”.

Zëdhënësi Zhao Lijian në një konferencë për shtyp theksoi se parimi “Një-Kinë” është një normë e njohur gjerësisht për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një konsensus universal i pranuar dhe praktikuar nga shumica dërrmuese e vendeve në botë, tha Zhao, duke shtuar se respektimi i parimit “Një-Kinë” është vullneti i përbashkët dhe mbizotëron prirje.
” Tajvani është çështja më e rëndësishme dhe e ndjeshme midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, -tha zëdhënësi, duke e quajtur parimin “Një-Kinë” themelin politik të marrëdhënieve Kinë-SHBA.

Zhao theksoi se Kina kundërshton me vendosmëri shkëmbimet zyrtare në çdo formë midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, çka është një pozicion i qëndrueshëm dhe i qartë.
“Kina i kërkon SHBA-së të njohë plotësisht ndjeshmërinë e lartë të çështjes së Tajvanit, t’i përmbahen parimit “Një-Kinë” dhe tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA”, -tha Zhao, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë shkëmbimet zyrtare me Tajvanin, dhe të mos dërgojnë sinjale të gabuara në forcat separatiste që kërkojnë “pavarësinë e Tajvanit”.

Related posts

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M

Rusia po prodhon armë të reja bërthamore, Putin: Do ruajmë ekuilibrat botërorë

Xh M

Çfarë parashikon amendamenti i ri i SHBA për ndarjen e informacionit rreth UFO-ve?

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!