Agjencia Zhurnal.mk.

Çertifikatat për Covid 19 nga Maqedonia tani llogariten ekuivalente me çertifikatën digjitale të BE-së

Shkup, 19 gusht – Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon, certifikatat për COVID-19 të së cilës do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Digjitale të BE-së.

Komisioni Evropian sot solli vendim, me të cilin garantohet se certifikatat për COVID-19 të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Dixhitale të BE-së për COVID-19. Kjo do të thotë që vendi ynë do të jetë i lidhur me sistemin e BE-së dhe se certifikata për COVID-19 e lëshuar nga autoritetet tona do të pranohet në BE nën të njëjtat kushte si Certifikata Digjitale e BE-së. Në praktikë, bartësit e këtyre certifikatave do të jenë në gjendje t’i përdorin ato në të njëjtat kushte si bartësit e Certifikatës Dixhitale të Vaksinimit të BE -së.

Në këtë mënyrë qytetarët tanë do t’i shmangin kufizimet e udhëtimit si testimet shtesë ose karantina. Në rastet e domosdoshme, siç është mbrojtja e shëndetit publik, vendet anëtare mund të ndërmarrin masa shtesë. Falë këtij vendimi do të hiqen kufizimet e udhëtimit për njerëzit që i kanë marrë vaksinat kundër Covid-19, të miratuara nga BE-ja.

Ky vendim i Komisionit Evropian është njohje për Maqedoninë e Veriut për hapat aktiv të ndërmarrë nga ana jonë në kontekst të ndërveprimit me rregullat e BE -së në këtë drejtim. Kjo do të thotë konfirmim për autenticitetin, vlefshmërinë dhe integritetin e vendimeve, hapave dhe masave që ndërmerren nga institucionet tona kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy