Shkup, 25 gusht – Lidhur me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, e cila lidhet pas 15 viteve, ministrja Trençevska për emisionin “Klik Plus” në TV21, tha se disa përfitime për të punësuarit në sektorin publik, si rritja e pagës për 10 për qind me pagën e shtatorit, K-15 për të gjithë të punësuarit në sektorin publik prej 10.000 denarë në fund të vitit dhe rritja e pagave në sektorin publik në afat të gjatë.
“Me vet marrëveshjen kolektive vendoset sistem pr rritjen e pagave në sektorin publik. Prej 1 marsit të vitit 2025, paga mesatare e shumëzuar me faktorin e kompleksitetit, në vend të punës, do të jetë paga themelore për çdo të punësuar”, tha Trençevska.
Ajo potencoi se, së bashku me Lidhjen e sindikatave të Maqedonisë deri në fund të vitit 2024, duke të lidhet marrëveshje dhe të përcaktohen koeficientët e komplekistetit në vendet e punës.
Çdo vit në pajtim me rritjen e pagës mesatare, do të rriten pagat e sektorit publik. Nuk mund ju të ndërmerrni obligime që do të kenë implikime fiskale nëse nuk i parashikoni në buxhet”, tha Trençevska në pyetjen nëse ka para në buxhetin shtetëror.