Agjencia Zhurnal.mk.

Casemiro: Mbappe futbollist i shkëlqyeshëm, hyn brenda tre më të mirëve në botë

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, është pyetur sot (e hënë) në konferencë për shtyp rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, shkruan Zeri.info.

 

Mbappe është lidhur me një kalim të mundshëm tek gjigantët spanjoll gjantë verës mirëpo “Parisienët” refuzuan tre oferta nga klubi madrilen, vlera e të cilave shkonte deri në 200 milionë euro.

Braziliani ka vlerësuar lart Mbappen, duke thënë se është brenda top-treshes më të mirë në botë, ndërsa e sheh si të përshtatshëm për secilin klub në botë.

“Mbappe nuk është lojtari ynë, por sigurisht është lojtar i mirë. Është në top tre të botës dhe mund t’i përshtatet çdo klubi në botë”.

“Vinicius dhe ai janë në moment të mirë në karrierët e tyre dhe do përshtaten mirë. Të gjithë që e duan futbollin do admirojnë Mbappe sepse është lojtar i mirë”.

Related posts

Holanda shkatërron Turqinë, Depay het-trik – fitojnë Franca dhe Kroacia

D V

Goli i Ronaldos ishte i bukur, por asistimi i Fernandes ishte tjetër nivel

D V

Maguire: Kemi zhgënjyer trajnerin e fansat, por besojmë ende te titulli

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More