Agjencia Zhurnal.mk.

“Çartet” avokati i Sasho Mijallkovit: Klienti im me 11 milion euro garanton se nuk do të ikë

Shkup, 23 dhjetor – Zvonko Davidoviq, avokat i Sasho Mijallkoviit, në një deklaratë për “Sloboden Peçat”, thotë se vendimi i djeshëm i Gjykatës Penale për caktimin e një paraburgimi të shpejtë prej 30 ditëve për klientin e tij, është sjellur nën presionin e pushtetit, informon Zhurnal.

 

“Vendimi është i turpshëm sepse pak më herët Apeli ka bërë vlerësim të lëndëve të tij për të akuzuarin Mijallkov, dhe ka vlerësuar se me garancë të tillë të majme, nuk do të ikë”, thotë Davidoviq.

Ai sqaron se nëse personi do të ikte pas garancës së ofruar, pas tij do të shpalleshte fletarrest, do të arrestoheshte ndërsa shteti do t’ia konfiskonte pasurinë që është dhënë si garancë, e i akuzuari do të ngelte pa pasuri.

“Nuk fiton asgjë nga ikja, veçanërisht që Apeli është instancë më e lartë nga Gjykata Penale. “Loja” e Gjykatës Themelore Shkupi 1 është në atë që ai sjellë vendim me çka i caktohet masa e paraburgimit duke mos respektuar vendimin e Apelit e cila hyri në fuqi në ora 16 dhe deri në ora 20 e mbajnë pa asnjë bazë në “Shutkë”, e kur më pas në ora 20 kolegut tim avokat t’i jepet vendim ku askund nuk shkruan nga sa ora ka filluar paraburgimi, sepse përskaj datës duhet të shkruajë edhe ora e fillimit të paraburgimit. Vendimi për paraburgim është sjellur pas reagimit të ministrit të drejtësisë i cili është në pushtetin eksekutiv dhe jep propozime, bën presione në Këshillin Gyjqësor. Duhet të mos meren më me gjyqësinë”, thotë Davidoviq.//Zhurnal.mk

Related posts

Schallenberg: Mendoj se është tepër vonë hapje e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

D V

Për vaksinim janë paraqitur mbi 1600 fëmijë dhe të rinj

Z H

Mariçiq: Mund të sillet ndryshimi që procesi gjyqësor të mos fillojë prej fillimit pas largimit të disa gjykatësve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More