Agjencia Zhurnal.mk.

Carovska: Të rinjtë përmes lidhjes së miqësisë e përafrojnë Ballkanin Perëndimor drejt familjes evropiane

Shkup, 1 korrik – Lidhja e të rinjve nga rajoni krijon sinergji që e përshpejton procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Prandaj, si përfaqësues të institucioneve të sistemit, duhet t’i ndihmojmë sa më shumë të komunikojnë, të lidhin miqësi, të ndërtojnë partneritete dhe të shkëmbejnë praktika dhe përvoja pozitive, sepse ajo do të thotë kontribut në forcimin e rajonit dhe konkurrencës më të madhe të saj në shkallë globale.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në fjalimin e saj të Forumit kushtuar të rinjve dhe aftësive të tyre për t’i përafruar përpara shoqëritë, që sot mbahet në Oteshevë, Prespë, ndërsa marrin pjesë përfaqësues nga disa vende.

“Një nga vlerat në të cilën i mësojmë të rinjtë në vendin tonë, veçanërisht vjen në shprehje në vitet e fundit kur kemi arritur suksese të mjaftueshme në planin vendas dhe ndërkombëtar është se vetëm përmes aktiviteteve dhe bashkimit të tyre në kufijtë e vendit tonë, por edhe përmes ndërtimit të miqësive dhe partneriteteve me të rinjtë nga fqinjësia, rajoni dhe bota në përgjithësi, mund t’i arrijnë qëllimet personale dhe të vendosen vazhdimisht edhe më të larta, ndërsa me atë edhe të ndihmojnë që vendi të ecë përpara”, tha Carovska, duke theksuar se sipas përvojës së saj shumëvjeçare nga puna me të rinjtë, dukshëm janë ndryshimet në mënyrën e mendimit dhe sjelljes tek ata dhe se ato gjithnjë e më tepër dëshirojnë të bashkëpunojnë me moshatarët nga vendet e tjera.

“Të rinjtë dinë se përmes aktiviteteve personale dhe përmes zgjerimit të kontakteve dhe komunikimeve, më shpejt përparohet dhe realizohen qëllimet personale. Prandaj, ne, të rriturit, t’iu ndihmojmë përmes të gjitha mënyrave, kanaleve, mjeteve dhe pajisjeve me të cilat disponojmë, më tepër dhe për të lidhur më shpejt me njëri-tjetrin. Kështu, do të kontribuojmë që më shpejt, të bëhen të denjë për të marrë rolet që ne tani i kryejmë dhe t’i tejkalojnë rezultatet pozitive dhe sukseset që kemi arritur,” potencoi ministrja.

Forumi i të rinjve në të cilën përveç ministres Carovska, morën pjesë ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz, ambasadori i BE-së Dejvid Gir, ministrja e Arsimit e Republikës së Shqipërisë Evis Kushi, deputeti Darko Kaevski, ish-ministri i arsimit dhe deputeti i tanishëm Arbër Ademi dhe përfaqësues të tjerë janë pjesë e ngjarjes disa ditore “Forumi i Prespës për Dialog” që deri dje është mbajtur në rajonin Ohër-Prespë i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Ideja e “Forumit të Prespës për Dialog” është thellimi në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave pozitive midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në disa fusha, përfshirë edhe përmes aktiviteteve të të rinjve, ndërsa me qëllim forcimi i rajonit dhe integrimit të tij të plotë në familjen Evropiane.

Related posts

Zaev: Nuk mundemi për një ditë t’i vendosim bullgarët në Kushtetutë, do të ndodhë para inkuadrimit në BE

Z H

VMRO reagon për mos pranimin e dorëheqjeve të Filipçes e Hasanit

D V

Pronari i “Besa Trans”: Pse nuk isha në atë autobus, të vdisja edhe unë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More