Agjencia Zhurnal.mk.

Carovska: Propozim-ligji për tekstet shkollore sërish është hapur për sugjerime

Shkup, 16 korrik – Propozim-ligji për tekstet shkollore të cilin Qeveria e tërhoqi nga procedura kuvendore që të jetë në debat publik, sërish është hapur për sugjerime dhe propozime pasi edhe paraprakisht ishte në ENER (Regjistër Elektronik të Rregulloreve), kumtoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së shkollës së mesme “Koço Racin” në Gjorçe Petrov me rastin e rikonstruktimit të objektit, Carovska nuk saktësoi kur Propozim-ligji sërish do të kthehet para deputetëve dhe bëri të ditur se do të ketë debate në shtator.

“Tani është periudha e verës dhe i presim ekspertët. Ai ishte në dispozicion në ENER më shumë se dy muaj dhe të gjitha argumentet u morën parasysh në zgjidhjen përfundimtare. Tani sërish ai është i hapur dhe qytetarët mund të dërgojnë komente, ndërsa ka pasur edhe emajl adresë paraprake. Pres të bëjmë një raund të debateve nga shtatori, kur të gjithë do të kthehen nga pushimet verore dhe pastaj të marrim vendim kur do ta lëshojnë ligjin në Kuvend, edhe pse qëndrimi i MASH-it dhe i Qeverisë është se nuk devijojmë nga procesi i cili ka filluar – digjitalizim që është e vetma rrugëdalje që nxënësit tanë të bëhen më të mirë”, tha Carovska.

Ajo shtoi se përgatitjet për klasën e parë dhe për të katërtën janë pothuajse gati – ka koncept të ri dhe programe dhe materiale të reja mësimore për mësim që i përgatit Byroja për Zhvillim të Arsimit.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës edhe në këtë rast përsëriti se ka tre skenarë për fillim të vitit të ri shkollor, prej të cilëve, nëse vazhdon gjendja e qëndrueshme epidemiologjike, përparësi dhe për të cilin është përgatitur sistemi arsimor, është që të gjithë nxënësit të kthehen në shkolla për mësim me prani fizike me protokolle përkatëse.

Përveç kësaj, ka edhe dy skenarë nëse gjendja përkeqësohet – mësim në distancë, si në vitin e kaluar shkollor, dhe model hibrid i a.q. rotim javor të nxënësve në dy grupe për mësim në shkolla dhe onlajn nga shtëpia.

Carovska shtoi se në pajtim me numrat dhe sipas rekomandimeve të Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive do të organizohet mësim, duke theksuar se nëse të gjithë i respektojmë protokollet dhe masat parandaluese dhe kujdesemi për shëndetin tonë dhe të të afërmve atëherë, tha, mundemi të mbijetojmë edhe një periudhë më të gjatë me shkolla të mbushura në vitin e ardhshëm.

Related posts

Debat në kuadër të projektit “Buxhetim i përgjegjshëm gjinor në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural”

D V

Do të shtypen para të reja 100 denarëshe, tenderin e fitojn rusët

D V

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 45 minuta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More